English

KQZ nis hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara

Tiranë, 18 qershor 2011, NOA – Gjithçka është gati për nisjen e numërimit të fletëve të kontestuara në 368 qendra votimi nga 485 të tilla që ka bashkia Tiranë, numërim i cili u kërkua nga Kolegji Zgjedhor në vendimin e marrë mesnatën e 13 qershorit.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 8 grupet e numërimit të votave, që përbëhen nga katër anëtarë, dy të KQZ-së dhe dy vëzhgues të subjekteve politikë.

Gjatë këtij procesi do të numërohen 1793 kuti nga 368 qendra votimi të Tiranës ku nuk janë numëruar fletët e kontestuara.

Procesi i numërimit me vendim të KQZ-së nisi nga KZAZ-ja nr. 45 që i përket minibashkisë nr. 1 në kryeqytet.

Procesi i numërimit në të 8 grupet e numërimit të votave në KQZ po ndiqet live nga anëtarët e KQZ-së, përfaqësuesit ligjorë dhe do të vijojë të jetë transparent edhe për mediat. Vijon..

mit/NOA

KOMENTE