Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ: Për numërimin do zbatojmë ligjin. Deklarata e plotë pak orë përpara hapjes së kutive
English

KQZ: Për numërimin do zbatojmë ligjin. Deklarata e plotë pak orë përpara hapjes së kutive

Tiranë, 18 qershor 2011 NOA- Pak orë përpara fillimit të numërimir të votave në kutitë problematike KQZ deklaron se procesi do të mbështetet tërësisht në ligj. Në një deklaratë zyrtare shpërndarë medias, rreth orës 15.00 theksohet se:

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në fillim të procesit të vlerësimit dhe numërimit të votave të hedhura aksidentalisht në kuti të gabuar, në të gjitha kutitë e votimit e njësisë zgjedhore, Bashkia Tiranë, sipas vendimit nr. 67, të Kolegjit Zgjedhor, dt. 13.06.2011, gjen me vend të nënvizojë se:

Që në fillim të kësaj veprimtarie, KQZ-ja u udhëhoq nga parimi i vlerësimit dhe numërimit të çdo vote të zgjedhesve dhe nga parimi kushtetues i barazisë së votës. Në funksion të këtij qëllimi, KQZ zhvilloi një procedure, sipas së cilës u hapën të gjitha kutitë e votimit, tek të cilat e çuan shënimet në materialin zgjedhor dhe vlerësoi e numëroi çdo votë të pavlerësuar e numëruar më parë.

Gjatë kësaj procedure KQZ u ndesh me një kundërshtim të madh dhe të paprecedent, nga një pjesë e subjekteve zgjedhore, pasi ata mendonin se KQZ po zhvillonte një procedurë të pabazuar në ligj, se KQZ nuk ishte kompetente për këtë procedurë.

Gjithashtu, u pretendua prej tyre se KQZ po punonte mbi një akt që duhet të ishte i karakterit normative dhe jo individual, se po tregohej selektive dhe jo gjithpërfshirëse në procedurën në fjalë, se KQZ po ndryshonte rregullat e lojës dhe se votat në kutinë e gabuar ishin automatikisht të pavlefshme.

Vlen të ritheksohet se, gjatë zhvillimit të gjithë procedures, nga ana e kryetarit Ristani, u është kërkuar, në mënyrë permanente, subjekteve zgjedhore për të paraqitur përpara KQZ çdo të dhënë që ata kishin për vota të hedhura jo në kutitë përkatëse, për të mundësuar kështu vlerësimin dhe numërimin e çdo votë të pavlerësuar e numëruar më parë. Ky vullnet dhe parim i ndjekur nga KQZ iu bë me dije partnerëve ndërkombëtarë, si përfaqësuesve të OSBE/ODIHR, ashtu edhe përfaqësuseve të trupit diplomatik të atashuar në Tiranë.

Sot, kuadri ligjor, shteti ligjor ka dhënë efektet e tij. Subjektet elektorale ndoqën rrugën institucionale, ligjore. Vendimet e KQZ-së u filtruan në këtë rrugë institucionale e ligjore.

Tashmë është vërtetuar katërcipërisht se KQZ ka qenë plotësisht kompetente në veprimtarinë në fjalë, ka zhvilluar një veprimtari të bazuar në ligj, ka prodhuar akte të vlefshme për zgjidhjen e situates, se nuk i ka ndryshuar rregullat gjatë procesit dhe nuk ka normuar rregulla të reja, por ka zgjidhur një situatë të re të patrajtuar më parë.

Nuk ka më asnjë dyshim se, vota në kuti të gabuar nuk mund të jetë e pavlefshme vetëm për këtë shkak. Përkundrazi, ajo duhet vlerësuar dhe numëruar si të gjithë votat e tjera. Vendimi i dytë i Kolegjit zgjedhor, që urdhëron KQZ ta nisë këtë procedure që po nis sot, i jep fund debatit dhe pretendimeve rreth selektivitetit, përkundrejt gjithpërfshirjes në hetimin administrativ të të gjitha kutive të votimit në Tiranë, duke konfirmuar vendimmarjen e drejtë dhe procedurën ligjore të filluar nga Komisioni. Ka qenë pikërisht ky qëllimi i KQZ-së: hetimi i plotë dhe vlerësimi e numërimi i çdo vote kudo që ajo ndodhej, në të gjitha kutitë e votimit. Por, në atë fazë të procesit administrative, KQZ mund të vepronte vetëm mbi bazën e të dhënave të materialit zgjedhor. Sot, në bazë dhe për zbatim të vendimit gjyqësor, KQZ ka mundesinë të çojë në fund punën e nisur.

KQZ shpreh edhe njëherë kënaqësinë e veçantë për konfirmimin në rrugë institucionale dhe ligjore të vendimeve të saj. Komisioni vlerëson maksimalisht

vendimet profesionale, ligjore të Kolegjit Zgjedhor dhe shpreh bindjen se këto zgjedhje janë një arritje tjetër e madhe në rrugën e plotësimit të standardeve më të mira ndërkombëtare”, përfundon deklarata e KQZ, shpërndarë nga zëdhënësi i këtij institucioni Leonard Olli.

a.q/NOA

KOMENTE