English

Komisioni i Ekonomisë, takim me dyer të mbyllura me FMN

Tiranë, 20 qershor, NOA - Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Ekonomisë. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm shefi FMN Gerwin Bell dhe specialist të misionit që studiojnë zhvillimet ekonomike në vend. E veçanta e takimit lidhet me faktin se ndryshe nga zakonisht, takimi në Komisionin e Ekonomisë është bërë me dyer të mbyllura.

Takimi ka pasur si teme kryesor ekonomin e vendit dhe rishikimin e buxhetit të shtetit. Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë kanë qenë vetëm deputetët e maxhorancës. Përfaqësuesit e opozita që pas zgjedhjeve të tetë majit nuk kanë marrë më pjesë në mbledhjen e Kuvendit dhe të komisioneve.

a.k/NOA

KOMENTE