English

Sot numërimi i votave në njësinë 4

Tiranë, 20 qershor, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nis sot numërimin e votave në njësinë numër 4 në Tiranë. Numërimi i votave të kontestuara dhe atyre të hedhura në kutinë e gabuar 48 në kryeqytet, pritet të nis rreth orës 10:00.

Dje KQZ-ja numëroi votat në njësinë numër 2 dhe 3. Pas numërimit të kutive të 3 njësive bashkiake kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha është në avantazh me 76 vota ndaj rivalit të tij Edi Rama.

Ndërkohë që dje Partia Socialiste e cilësoi procesin në KQZ si një manipulim të kryeministrit Sali Berisha. Deputeti Eduard Shalsi tha se mazhoranca ka vendosur që ti ja me çdo kusht fitoren Bashës. Nga ana tjetër, PS ka kundërshtuar dhe një sërë procedurash që lidhen me kutitë dhe sigurinë e tyre.

a.k/NOA

KOMENTE