Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beteja për Tiranën, KQZ hap sot kutitë e fundit, Basha udhëheq me 76 vota
English

Beteja për Tiranën, KQZ hap sot kutitë e fundit, Basha udhëheq me 76 vota

Tiranë, 23 qershor 2011, NOA – Pas përmbylljes mbrëmjen e të mërkurës të hetimit administrativ për njësitë bashkiake, 8, 9 dhe 10 në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë sot edhe kutitë e njësisë së fundit bashkiake të kryeqytetit, asaj 11, që përkon me KZAZ-në 55.

Në të tetë grupet e numërimit në KQZ do të numërohen votat e hedhura në kutitë e gabuara si edhe do të kqyren zarfet me fletë të pavlefshme apo edhe fletët e pavlefshme të hedhura jashtë zarfeve nga komisionerët e KZAZ-së 55.

Mbrëmë vonë KQZ përfundoi hetimin administrativ të njësisë 10, ku pas hapjes së 100 kutive të KZAZ-së 54 rezultuan 11 vota të hedhura gabim në favor të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha dhe 7 vota në favor të kandidatit të “Aleancës për të Ardhmen” Edi Rama.

Pas përmbylljes së njësisë bashkiake 10, kandidati demokrat Lulzim Basha udhëheq sërish garën për drejtimin e bashkisë së Tiranës me 76 vota kundrejt rivalit socialist, Edi Rama, i cili garon për mandatin e katërt në krye të bashkisë së kryeqytetit.

Beteja e shifrave për Tiranën në KQZ po shkon drejt fundit kur kanë mbetur për t’u hetuar votat e hedhura gabim në kutitë e minibashkisë së fundit në kryeqytet.

Hapja e këtyre kutive do të nisë në mbledhjen e paralajmëruar në orën 10.00.

mit/NOA

KOMENTE