Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj: Procesi i liberalizimit të vizave është vlerësuar maksimalisht
English

Burgaj: Procesi i liberalizimit të vizave është vlerësuar maksimalisht

Tiranë, 23 qershor 2011, NOA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, u takua sot me Funksionaren e Lartë për Imigracionin në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, Katy Verzelen.

Burgaj e cilësoi këtë vizitë si një mbështetje dhe kontribut në ecurinë e procesit të lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptar, si dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar së bashku në këtë drejtim.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ai u shpreh se, “Procesi i liberalizimit të vizave është vlerësuar maksimalisht dhe janë përdorur të gjitha mënyrat për të sensibilizuar qytetarët, si dhe për t’i njohur ato me kushtet dhe rregullat që duhen respektuar në kuadër të lëvizjes së lirë. Në këtë kontekst janë bërë takime të shumta me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces. Gjatë gjithë kësaj kohe është bashkëpunuar ngushtë dhe me të gjitha portet dhe aeroportet duke shkëmbyer në kohë të shpejtë informacion për çdo rast të dyshimtë. Po ashtu u është dhënë porosi gjithë strukturave të Policisë Kufitare që të bëjnë kujdes gjatë procesit të intervistimit të qytetarëve në Pikat e Kalimit Kufitar”.

Ai shtoi gjithashtu se në këtë drejtim një ndihmesë të çmuar ka dhënë dhe trajnimi i oficerëve shqiptar për rreth një muaj në vendet Shengen në kuadër të projektit FRONTEX, si dhe trajnimet e zhvilluara me mbështetjen e partnerëve në Shqipëri në mënyrë të veçantë për Policinë Kufitare.

Nga ana e saj, Funksionarja e Lartë për Imigracionin përfaqësuese e Belgjikës, Katy Verzelen, vlerësoi maksimalisht, përpjekjet e jashtëzakonshme që kanë bërë autoritetet shqiptare për të informuar qytetarët mbi rregullat e lëvizjes së lirë.

“Kjo vizitë është në vazhdën e vizitave të zhvilluara dhe në vendet e tjera të Rajonit që kanë përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave dhe mund të them që Shqipëria ishte proaktive në gjithë këtë proces. Kanë kaluar 6 muaj që nga fillimi i këtij procesi për shqiptarët dhe shifrat e kthimeve janë të papërfillshme krahasuar me vendet e tjera të Rajonit. Duke pasur parasysh përvojën që kemi në këtë aspekt, ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë ndihmën dhe mbështetjen për sensibilizimin e mëtejshëm të qytetarëve lidhur me rregullat që duhen respektuar në kuadër të lëvizjes së lirë, në mënyrë që procesi të vazhdojë pa probleme”, u shpreh Verzelen.

Në përfundim të dy biseduesit evidentuan faktin se bashkëpunimi shumë i mirë mes autoriteteve të të dy vendeve, shkëmbimi në kohë i informacionit, informimi i vazhdueshëm i qytetarëve do të bëjë të mundur që lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptar drejt vendeve të zonës Shengen të vijojë pa probleme.

Ndërkaq Burgaj shtoi se që nga fillimi i procesit mbi 238.000 qytetarë kanë lëvizur për herë të parë pa viza dhe nuk janë shënuar probleme.

a.y/NOA

KOMENTE