Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti mblidhet sot në seancë plenare
English

Parlamenti mblidhet sot në seancë plenare

Tiranë, 23 qershor 2011, NOA – Si çdo të enjte Parlamenti do të mblidhet pas pak minutash në seancë plenare, ku rishtas deputetët e opozitës pritet të mungojnë, për shkak të bojkotit të kushtëzuar prej rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë.

Bojkotin e opozitës e kanë thyer edhe sot deputetët e PS-së Andis Harasani dhe Kastriot Islami.

Gjatë pjesës së parë të seancës pritet të miratohen procesverbali me pikat e rendit të ditës si dhe kalendari trijavor i punimeve të Kuvendit.

Më tej gjatë seancës do të kalojnë për miratim projektligjet e shqyrtuara së fundmi në Komisionet Parlamentare.

Në rend të ditës janë raporti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, projektligji për plotësimin e vendeve vakante në institucione, miratimi i kryetarit të ri të Entit Rregullator të Energjisë, projektligji i ri me ndryshime për arsimin dhe formimin profesional si dhe projektligji për shërbimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë në fund të seancës do të jenë 60 minutat e diskutimit të lirë të deputetëve.

Seanca plenare do të nisë menjëherë pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve.

mit/NOA

KOMENTE