Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezoluta për Çamërinë, Idrizi: Parlamenti s’mund të jetë vendi i turpit
English

Rezoluta për Çamërinë, Idrizi: Parlamenti s’mund të jetë vendi i turpit

Tiranë, 23 qershor, NOA – Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi kërkoi sot nga partitë parlamentare miratimin e një rezolute për Çështjen Çame, ku të përcaktohen dhe kërkesat ndaj Greqisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Idrizi ka theksuar se Parlamenti duhet të thotë fjalën e vet, për të vënë në vend dinjitetin e çamëve, por edhe të gjithë shqiptarëve.

Ai u shpreh se rezoluta nuk është një dokument lufte, por një dokument dinjiteti, që do të përcaktojë respektimin e dokumenteve ndërkombëtare nga pala greke.

“Rezoluta nuk është një shpallje lufte, po afirmim i dinjitetit njerëzor dhe kombëtar. Ajo duhet t’i kërkojë palës greke respektimin e rezolutave ndërkombëtare. Ajo nuk kërkon rishikim të kufijve, po restaurim të të drejtave dhe të lirisë”, tha Idrizi. Në fjalën e tij, Idrizi solli në vëmendje dhe dështimin e Parlamentit Shqiptarë për të miratuar një rezolutë në vitin 2004.

“Parlamenti i vitit 2011 nuk është Parlamenti i turpit, i vitit 2004, i cili nuk pranoi të miratoi një rezolutë për çështjen çame. Policia që rrethoi Parlamentin në atë kohë, mendoni të ngrinte dorën dhe të përgjakte ata pleq që kërkonin drejtësinë. Sot në presim drejtësi”, tha ai.

Idrizi kërkoi dhe mbajtjen e një minutë heshtje në Kuvend, në ndër të viktimave popullsisë çame. Ai ftoi dhe përfaqësuesit e minoritetit grek që të respektojnë viktimat, duke treguar qytetari.

Nga ana tjetër, Idrizi ka theksuar se për çështjen Çame ka ardhur koha për një reagim më të madh diplomatik dhe shtetëror.

“Ne s’kemi ndërmend të heshtim. Ne kemi qenë viktimat e atij gjenocidi. Unë them se sot është koha të veprojmë dhe të mos harrojmë”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE