English

Votimi, Sokol Ramadani zgjidhet kryetari i ri i ERE

Tiranë, 23 qershor 2011 NOA- Kuvendi votoi sot për një tjetër dekret të presidentit të republikës, për drejtuesin e ri të Entit Rregullator të Energjisë ( ERE).

Me votim të fshehtë, Sokol Ramadani, ish drejtor i OST, mori 72 vota duke u zgjedhur kështu kryetari i ri i ERE. Deputetët e grupit kuvendor socialist munguan sërish në seancën e sotme, duke vijuar kështu qëndrimin bojkotues ndaj pkuvendit, që nga data 2 qershor, kur Kuvendi rinisi seancat plenare, të ndërprera për shkak të zgjedhjeve lokale të 8 majit. PS konteston vendimet e KQZ-së për bashkinë e Tiranës, e për pasojë ka vendosur të mos marrë pjesë në seancat plenare të kuvendit.

a.q/NOA

KOMENTE