Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha zbulon për mediat deklaratat “Off Records” të kryeministrave të BE
English

Berisha zbulon për mediat deklaratat “Off Records” të kryeministrave të BE

Bruksel, 24 qershor 2011 NOA – Një pjesë e mirë e Samitit të Partive Popullore Europiane në Bruksel dhe për rrjedhojë edhe e deklaratave të kryeministrave të Bashkimit Evropian ishin “Off Records” pra të palejuara për mediat dhe pa të drejtë përdorimi për publikun e gjerë.

Megjithatë, disa prej deklaratave më pikante që lidhen me masa drastike qeveritare në shtetet e BE, kanë dalë në publik pas prononcimit që kryeministri Sali Berisha bëri sot pasdite në Bruksel.

“Në rast se këto do të kishin qenë biseda të hapura, ju do të dëgjonit kryeministra të raportonin se “shkurtuam rrogat me 25 për qind””, - u tha Berisha gazetarëve që i shtruan shefit të qeverisë disa pyetje mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vendin tonë.

Kurse shtoi se shkurtimin e rrogave, këta kryeministra “e deklaronin për t’ia ofruar si model kolegut tjetër që kishte probleme. Ata raportonin se “duhet të ulen pensionet në këtë masë, se duhen shkurtime të tjera shumë të dhimbshme”.

Duke komentuar këto fakte, Berisha tha se “e vërteta është se kjo krizë ka imponuar shkurtimet më të dhimbshme të shpenzimeve të njohura ndonjëherë, sikundër, edhe rritje të madhe të taksave”, duke shtuar se “edhe kjo është po kaq e dhimbshme”.

***

Kryeministri Sali Berisha, ishte të enjten në samitin e Partive Popullore Evropiane dhe tek Forumi i Krans Montana.

një bashkëbisedim me gazetarë, pak para se të rinisej për në Tiranë, Berisha u ndal edhe në argumente ekonomike kur komentoi faktin se këto ditë Evropa diskuton për krizën greke. Nisur nga kjo, Berisha foli dhe për ekonominë shqiptare sot.

Ai tha se ekonomia jonë në të gjitha vlerësimet nuk ka njohur dhe nuk do të njohë recesionin dhe shtoi: “E vërteta është që kriza aktuale e borxheve, le ta quajmë kështu, është një krizë shumë problematike. Një krizë, e cila në Samitin që sapo përfundoi mori një pjesë të gjerë të diskutimit”.

Por shqiptarët dhe Shqipëria, - shtoi Berisha, - në sajë të modelit ekonomik të aplikuar nga qeveria, janë tërësisht jashtë krize.

Kryeministri theksoi se Shqipëria po performon në mënyrë të qëndrueshme dhe u ndal në shifra: “Ka pasur vitin e kaluar një rritje prej 4 për qind, këtë vit kemi parashikuar një rritje prej 5 për qind”.

Në këtë pikë kryeministri tha se vazhdojnë të subvencionohen në mënyrë të pandërprerë “projektet e qeverisë në transformimin e infrastrukturës, në konsolidimin e një sistemi arsimor që të mbështesë fuqishëm ëndrrën e shqiptarëve për një Shqipëri të zhvilluar, projektet e Shqipërisë në moshën dixhitale, projektet e mëdha kombëtare për shndërrimin e Shqipërisë në kopshtin më të bukur të Europës, që po ndodh çdo ditë”.

Në fund të prononcimit të tij për gjendjen ekonomike në vend dhe të ardhmen e ekonomisë shqiptare, Berisha tha: “Gjatë Samitit, unë para rastin të bisedoj me të gjithë të pranishmit, si për zhvillimet ashtu dhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë, për përpjekjet e qeverisë për Shqipërinë vend të zhvilluar në vitin 2017”.

e.t/NOA

KOMENTE