Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama i thotë lamtumirë Afganistanit
English

Obama i thotë lamtumirë Afganistanit

Presidenti Obama thotë se 10,000 trupa amerikane do të largohen nga Afganistani në vitin 2011

Nga Stephen Kaufman

Uashington, 24 Qershor 2011 NOA - Shtetet e Bashkuara do të tërheqin 10,000 trupa nga Afganistani deri në fund të vitit 2011, si dhe mund ta arrijnë synimin e tyre për të mos i lejuar Al-Kaedës dhe celulave të saj strehë të sigurte nga të mund të ndërmarrin sulme kundër Shteteve të Bashkuara apo aleatëve të tyre, deklaroi presidenti Obama.

Gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e Bardhë më 22 qershor, në një fjalim të shfaqur në televizione në gjithë vendin, Obama tha se trupat amerikane do të nisin largimin në korrik; gjithsej 33,000 trupa do të jenë larguar nga Afganistani deri në verën e vitit 2012.

“Pas pakësimit fillestar, trupat tona do të vazhdojnë të kthehen në shtëpi në mënyrë graduale, ndërsa drejtimi merret në dorë nga forcat afgane të sigurisë. Misioni ynë do të ndryshojë nga mision lufte në mision mbështetjeje. Ky proces kalimi do të përfundohet deri në vitin 2014 dhe populli afgan do të jetë vetë përgjegjës për sigurinë e tij”,- tha Obama.

Në fund të vitit 2009 dhe fillim të vitit 2010, presidenti shtoi forcat amerikane në Afganistan në një personel me më shumë se 100,000 persona, pas shtimit me një valë prej rreth 30,000 forcash për të forcuar operacionet kundër gjallërimit, të cilat synonin të ndalonin përpjekjet nga regjimi i mëparshëm Taleban për të rimarrë kontrollin e disa pjesëve të vendit. Kjo valë shtimi ishte pjesë e një plani më të gjerë për të kaluar më në fund përgjegjësinë e sigurisë së vendit në duart e ushtrisë dhe të forcave të policisë afgane.

“Sonte mund t’ju them se po e përmbushim këtë angazhim”,- tha Obama.

Presidenti tha se Al Kaeda është nën një trysni më të madhe se ç’ka pasur ndonjëherë që prej sulmeve terroriste kundër Nju Jorkut dhe Uashingtonit më 11 shtator të vitit 2011. “Bashkë me pakistanezët, kemi asgjësuar më shumë se gjysmën e drejtuesve të Al Kaedës”, përfshirë udhëheqësin e saj Osama bin Laden.

“Al Kaeda vazhdon të jetë e rrezikshme dhe duhet të jemi vigjilentë kundër sulmeve. Por e kemi vendosur Al Kaedën në rrugën e mundjes, dhe nuk do ta ulim vrullin derisa puna të përfundojë”,- tha Obama.

Përpjekjet e SHBA-së kundër terrorizmit duhet të zgjerohen edhe në Pakistan, i cili është vendi më i rrezikuar nga ekstremistët e dhunshëm, tha ai.

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me qeverinë e Pakistanit për të “ç’rrënjosur kancerin e ekstremizmit të dhunshëm”, duke këmbëngulur që Pakistani “t’i përmbahet angazhimeve të veta”,- tha ai.

“Nuk duhet të ketë dyshim që për sa kohë unë të jem president, Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë kurrë strehë të sigurt për ata që synojnë të na vrasin. Ata nuk mund të na shmangin, as nuk mund t’i shpëtojnë drejtësisë që meritojnë”,- tha presidenti.

Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të bashkohen me përpjekjet për pajtim me Talebanët të drejtuara nga qeveria afgane, por pohoi se ata që duan të jenë pjesë e një Afganistani paqësor “duhet të shkëputen nga Al Kaeda, të braktisin dhunën dhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën Afgane”.

Tërheqja e trupave amerikane shënon “fillimin – por jo fundin” e përpjekjeve amerikane për të përfunduar luftën në Afganistan, - tha ai.

“Përballë dhunës dhe kërcënimit, afganët po luftojnë e vdesin për vendin e tyre, duke vendosur forca vendore policore, duke hapur tregje e shkolla, duke krijuar mundësi të reja për gratë dhe vajzat, dhe duke u përpjekur të kthejnë faqen e luftës prej dekadash,” tha ai.

“Na duhet të bëjmë punë të madhe për të mbajtur fort fitoret që kemi arritur, ndërkohë që tërheqim forcat tona dhe kalojmë përgjegjësinë për sigurinë në duart e qeverisë afgane”,- tha presidenti.

Ai deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë në maj të vitit 2012 një takim në Çikago me aleatët dhe partnerët e Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior “për të formësuar fazën tjetër të këtij kalimi”.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të mbrojnë lirinë dhe mirëqenien e tyre duke e përhapur atë te të tjerët anë e mbanë botës, duke thënë se kombi “duhet të skicojë një drejtim më në qendër” në angazhimin e tij global, ndërsa mbështesin ndërkohë aspirata demokratike si ato që kanë frymëzuar Pranverën Arabe.

“Ne nuk qëndrojmë si perandori, por për vetë-vendosmëri”,- tha ai, dhe Shtetet e Bashkuara do të mbështesin revolucionet demokratike në gjithë botën “me besnikëri ndaj idealeve tona, me forcën e shembullit tonë, dhe me besimin e patundur se gjithë qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri e me dinjitet”.

(Ky artikull u ofrua për agjencinë NOA nga ambasada e SHBA në Tiranë dhe është produkt i Byrosë së Programeve Ndërkombëtare të Informacionit, Departamenti Amerikan i Shtetit)

KOMENTE