Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti ngushëllon familjarët e orkestrantit Alqi Kareco
English

Presidenti ngushëllon familjarët e orkestrantit Alqi Kareco

Tiranë, 26 qershor, NOA - Presidenti Bamir Topi, i ka shprehur familjes së orkesturesit të njohur Alqi Kareco ngullëshimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

“Në këto çaste të dhimbshme e të rënda, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortit dhe babait tuaj të dashur, pianistit dhe orkestrantit autodidakt, Alqi Kareco!”, shprehet Topi në mesazhin e tij.

Presidenti vlerëson se “Artisti i Merituar” dhe mjeshtri virtuoz i pianos dhe i orkestrimit ka lënë gjurmë të paharrueshme në muzikën e lehtë shqiptaregjashtë dekadave të fundit.

“Me kontributin e tij në themelimin e “Teatrit të Varietesë”, në Festivalet Kombëtare të Radio-Televizionit Shqiptar, me rreth 5000 mijë orkestrimet si dhe me ndikimin e pamohueshëm në përgatitjen dhe përsosjen artistike të dhjetëra e dhjetëra këngëtarëve të talentuar, Alqi do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën e muzikantëve dhe artdashësve shqiptarë për talentin e përkushtimin e tij të rrallë artistik si dhe për vlerat e tij të rralla njerëzore e qytetare”, shprehet Presidenti në mesazhin e tij për familjarët.

a.k/NOA

KOMENTE