Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia në Devoll, vë në shënjestër një burrë por vret me bombë vogëlushen
English

Tragjedia në Devoll, vë në shënjestër një burrë por vret me bombë vogëlushen

Hidhet granata, humb jetën vajza 3 vjeçare. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 17.00, në lagjen më të vjetër të Delvinës, në atë "Xhermëhallë", ku Selman Meleqi, 74-vjeç, ka hedhur dy granata dore në një banesë dykatëshe, duke shënjestruar një tjetër shtetas, me të cilin kishte konflikt prej vitesh.

Por gabimi i shënjestrës, i ka kushtuar jetën 3 vjeçares Sara Zera, dhe ka lënë të plagosur rëndë të ëmën e saj 35 vjeçaren Age Zera, dhe gjyshin e saj. Siç informojnë burimet policore, shënjestra e atentatit ka qenë shtetasi Syrja Boçi, për të cilin autori kujtonte se jetonte në banesën e familjes Vathi, nga Shkodra.

Tv klan raportoi sot se Selman Meleqi, ka shkuar pranë banesës, një apartamentnjë godinë të vjetër dhe ka hedhur dy granata dore. Në banesë ndodhej çifti i bashkëshortëve, Nikollë e Bardha Vathi, e bija e tyre Age Zera si dhe mbesa tre vjeçare Sara.

Nga dy shpërthimet e fuqishme, ka mbetur e vdekur në vend, 3 – vjeçarja Sara, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë, Nikollë Vathi dhe e bija, njëkohësisht e ëma e 3-vjeçares, Age Zera. Atyre u është dhëna ndihma e parë për në spitalin "Petro Nako" të Sarandës.

Tre vjeçarja ka shkuar e vdekur, ndërkohë që e ëma, Age Zera është nisur me helikopter drejt Tiranës. I ati i Ages Nikollë Vathi, vazhdon të trajtohet në spitalin e Sarandës, në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve spitalore vajza e vogël ka qenë goditur tërësisht në anën e majtë, ndërsa Agia në krahun e djathtë ndërkohë midis mëlçisë dhe mushkërisë kishte një copë predhe të cilën mjekët nuk mund ta hiqnin dot. Kjo ka bërë që e sëmura të dërgohet në spitalin ushtarak në Tiranë.

Forcat policore të Delvinës e Sarandës që kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur autorin në gjendje shoku pas gabimit të shënjestrës dhe vrasjes së tre vjecares.

Ai është shoqëruar menjëherë drejt Komisariatit të Delvinës, ku është arrestuar nën akuzat: "vrasje me paramendim", "vrasje me paramendim mbetur në tentativë", "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Burime policore bëjnë të ditur se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt pronësor. Godina në të cilën jetonin viktimat ishte në pronësi të autorit dhe vëllait të tij, të cilët e kishin dhënë me qera. Pak metra më tutje, ndodhej një ndërtesë në pronësi të vëllait të shtetasit Syrja Boçi, i cili kohët e fundit po ndërtonte duke iu afruar më shumë godinës së vëllezërve Meleqi.

I dyshuari, Selman Meleqi, prej kohësh ishte future në konflikt me shtetasin Syrja Boçi. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Meleqin të mendojë se në banesën, që vëllai i tij ia kishte dhënë me qera familjes Vathi nga Shkodra, ndodhej Syrja Boçi. Kjo ka bërë që ai të drejtohej atje me dy granata dore duke shkaktuar tragjedinë e së shtunës pasdite.

KOMENTE