Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, marrëveshja me Serbinë publikohet më 2 korrik
English

Kosovë, marrëveshja me Serbinë publikohet më 2 korrik

Prishtinë, 27 qershor, NOA - Prishtina dhe Beogradi kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt nënshkrimit të marrëveshjeve të para mes dy vendeve. Të paktën, këtë e thotë Edita Tahiri, Shefe e delegacionit kosovar në dialogun teknik me Serbinë. Ajo shprehet se gjithçka mund të finalizohet më 2 korrik, në raundin e radhës të dialogut, derisa ka shpalosur detaje të pakos që përfshin gjashtë marrëveshje, të cilat janë disenjuar nga ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper.

Kjo marrëveshje u është bërë e ditur palëve më 6 qershor, ndërsa tani ekipet e ekspertëve po bëjnë finalizimin e detajeve.

“Mendimi im është se janë afruar shumë pikëpamjet. Po ashtu, që pala jonë tashmë ka dhënë pëlqimin në parim për propozimet që i ka paraqitur më 6 qershor ndërmjetësi Robert Cooper. Ne mendojmë se ato propozime janë mjaft të mira dhe japin zgjidhje të mirë për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve, pra vendosjen e një reciprociteti në fushën e lëvizjes së lirë”, ka thënë Tahiri, për Express.

Për Shefen e delegacionit kosovar, propozimmarrëveshjet që kanë dalë më 6 qershor nga Cooper, përfshijnë idetë e të dyja palëve dhe idetë europiane.

NOA/Ekspress

KOMENTE