Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezultati për Tiranën, PS kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në KQZ
English

Rezultati për Tiranën, PS kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në KQZ

Tiranë, 27 qershor 2011, NOA/Irma Toptani – Ashtu siç paralajmëruan socialistët kanë kërkuar sot pavlefshmëri të zgjedhjeve lokale në Tiranë.

Kjo kërkesë ankimore, e cila ka mbërritur para pak minutash në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka si objekt rrëzimin e vendimit të KQZ-së, kur të shtunën u shpall fitues i garës së Tiranës me 93 vota, kandidati i mazhorancës Lulzim Basha dhe pavlefshmërinë e votimit në afro 300 qendra votimi në kryeqytet.

Partia Socialiste në këtë ankimim kërkon pavlefshmëri të procesit zgjedhor të 8 majit në kryeqytet, me argumentin se është cënuar integriteti i kutive të votimit dhe se ka mospërputhje të votave të numëruara me numrin e votuesve.

Kërkesa ankimore u depozitua në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i PS-së në këtë institucion Genci Gjoncaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të shtunën mbrëma, pra dy ditë më parë, Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve për kryetar bashkie të Tiranës, një rezultat i mbërritur pas përmbylljes së procesit të dytë të numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, hetim administrativ i ndërmarrë nga KQZ dhe i urdhëruar nga Kolegji Zgjedhor në datën 13 qershor, pas shqyrtimit të ankesës së PS-së.

Kolegji Zgjedhor e urdhëroi KQZ-në të hapte të tëra kutitë e qendrave të votimit të bashkisë Tiranë.

Kështu, Lulzim Basha u shpall fitues me një avantazh prej 93 votash në bashkinë e Tiranës kundrejt rivalit të tij socialist Edi Rama, pas numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara dhe kqyrjes së fletëve të pavlefshme në 1793 kutitë e 368 qendrave të votimit në Tiranë, që i përkisnin të 11-të njësive bashkiake të kryeqytetit.

Partia Socialiste e kundërshtoi këtë proces duke kërkuar tashmë ligjërisht rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.

Por pas kësaj kërkese, socialistët paralajmëruan sot se do t’i shkojnë deri në fund betejës ligjore duke paralajmëruar edhe një tjetër ankimim pranë Kolegjit Zgjedhor, ku do të kërkojnë pavlefshmëri të votimit në Tiranë dhe ripërsëritjen e tij.

Në rast se Kolegji rrëzon kërkesën e paralajmëruar nga Partia Socialiste dhe vendos lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së që shpalli fitues Lulzim Bashën me 93 vota ndaj rivalit të tij Edi Rama, atëherë përmbyllet me kaq beteja për bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiaku i kryeqytetit Lulzim Basha mandatohet në detyrën e re.

Por, në rast se Kolegji mund të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë, bazuar në pretendimin e Partisë Socialiste për mospërputhje shifrash dhe cënim të integritetit të kutive, atëherë Tirana pritet të rikthehet në një fushëbetejë politike mes dy forcave kryesore në vend.

Mbetet veçse të presim...

mit/NOA

KOMENTE