Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrahën për vdekje 22-vjeçarin, ndalohen dy persona
English

Rrahën për vdekje 22-vjeçarin, ndalohen dy persona

Lezhë, 27 qershor, NOA – Dy persona janë ndaluar nga policia e Lezhës pasi akuzohen për plagosje të rëndë. Rakip Roli, 44 vjeç, me banim ne fshatin Sanxhak të rrethit Kurbin dhe Petrit Sana, 46 vjeç, me banim ne fshatin Gjorëm të Kurbinit kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Veç dy personave të arrestuar, policia ka shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të cilat kanë qenë bashkëpunëtor në dhunimin e të riut.

Rrahja që i kanë bërë katër personat 22-vjeçarit ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 23.00, në fshatin Gjorëm. Ata e kanë qëlluar 22-vjeçarin me grushte e shkelma. Më pas e kanë qëlluar dhe me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar mjaft dëmtime serioze. Pas ngjarjes i riu është dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pas dhënies së ndihmës së parë, mësohet se I.S është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që ndaj dy agresorëve të ndaluar ka nisur procedimi penal për “Plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim”. Pritet dhe ndalimi i dy personave të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarje.

a.k/NOA

KOMENTE