Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BB: Të bësh biznes në Shqipëri? Gjithmonë e më e lehtë
English

BB: Të bësh biznes në Shqipëri? Gjithmonë e më e lehtë

Tiranë, 28 qershor, NOA – Të bësh biznes në Shqipëri? Po bëhet gjithmonë e më e lehtë. Ky fakt citohet në raportin më të fundit të publikuar nga Banka Botërore, “Doing Business in Southeast Europe 2011”.

I dyti i këtij lloji, ai analizon se sa lehtë është të bësh biznes në 22 qytete nga shtatë ekonomi: Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi.

Raporti citon konkretisht se “ekonomitë e Evropës Juglindore kanë vazhduar reformën rregullatore për bizneset pavarësisht krizës financiare globale”.

Rezultatet tregojnë se të gjitha 19 qytetet e vlerësuara në raportin e vitit 2008 janë përmirësuar në të paktën një prej katër fushave rregullatore të vlerësuara – hapja e biznesit, marrja e lejeve të ndërtimit, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave.

Në të gjithë rajonin kostoja mesatare për të nisur një biznes është ulur nga 22 në 13 përqind të të ardhurave mesatare për frymë. Koha mesatare që nevojitet për të përpunuar lejet e ndërtimit dhe për të regjistruar pronën është reduktuar me më shumë se një muaj.

Ndërsa asnjëri prej qyteteve nuk ka rezultate të mira në të katër indikatorët e matur, në rajon është më lehtë të marrësh lejet e ndërtimit në Niksic (Mali i Zi) dhe të transferosh pronën në Balti dhe Kishinau (Moldavi). Shkupi (Maqedoni) dhe Banja Luka (Bosnjë).

Nga ana tjetër, është më e vështirë të nisësh një biznes në Prishtinë (Kosovë), të regjistrosh pronën në Mostar (Bosnjë-Hercegovinë) dhe të zbatosh një kontratë në Prizren (Kosovë).

Kurse marrja e lejeve të ndërtimit është më e vështirë në Beograd (Serbi).

Për Shqipërinë në veçanti

“Në Shqipëri, - citon raporti, - një kufi kohor i detyrueshëm, i zbatuar së fundmi, shkurtoi vonesat në regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me 9 ditë në Tiranë dhe 12 ditë në Vlorë.

Po ashtu, në Shqipëri, një dekret presidencial shtoi gjyqtarët në gjykata.

Duke pasur më shumë staf në punë, koha e gjykimit ra me 40 ose më shumë ditë në Shkodër dhe Vlorë. Tani gjykatat këtu nxjerrin vendime në më pak se 4 muaj. Nga ana tjetër, tarifat e përmbarimit u reduktuan nga 7% të vlerës së deklaruar në 2% në mbarë Shqipërinë”, përfundoi raporti.

Duke vijuar se “kostoja për të hapur një biznes varion në 31,4% në Tiranë, që është 5 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian” etj.

KOMENTE