English

Kundër FMN për rritje taksash, Kryeministri flet për “përplasjen” me Fondin Monetar

Tiranë, 28 Qershor 2011 NOA/ Kryeministri Sali Berisha përmes zëdhënëses së tij Erla Mëhilli, ka komentuar sot, publiket në media mbi përplasje midis Kryeministrit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për politikat ekonomike te vendit.

Zëdhënësja e Kryeministrit që në fillim të deklaratës së saj, etiketoi mediat si të njëanshme kure tha se “gazeta që kontrollohen nga opozita, me tituj në faqet të tyre të para kanë dezinformuar publikun”.

Më tej Mëhilli tha se “këto pretendime të shtypit të kontrolluar nga opozita janë mashtrime dhe trillime te radhës sepse bashkëpunimi i qeverisë me FMN është një bashkëpunim transparent dhe i suksesshëm dhe se Kryeministri Berisha ka vlerësimin më të madh për këtë bashkëpunim”.

Ajo theksoi se Qeveria është e vendosur që në përputhje me angazhimin e saj të mbajë në kontroll të plotë borxhin publik nën 60 për qind, deficitin buxhetor nën 3,5 për qind dhe inflacionin vjetor rreth 3 për qind.

Kurse evidentoi se Qeveria ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha masat për të garantuar stabilitetin makroekonomik të vendit.

Sipas qeverisë, këta tregues dhe këtë stabilitet qeveria do ta garantojë me gjithë vendimin e saj për rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe mosrritjen e taksave, pasi beson se rritja e rogave dhe pensioneve është një detyrim moral i qeverisë dhe investim i rëndësishëm në burimet njerëzore, sikundër mbajtja e nivelit aktual të taksave përbën një lehtësi dhe nxitje të madhe për biznesin dhe investimet në Shqipëri.

“Në këtë kontekst theksojmë se të gjitha pretendimet e shkrimeve të sotme mbi përplasje mes Kryeministrit dhe FMN janë thjesht një ëndërr vere dashakeqe e krerëve të opozitës, - përmbyllet deklarata e Mëhillit.

e.t/NOA

KOMENTE