Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 28 qershor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 28 qershor 2011

Tiranë, 28 qershor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 28 qershor 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Regjistrimi, nismë sekrete në Kuvend. Qëndrimi i aleatëve të djathtë, Aleanca Kuq e Zi sot në protestë”. Argumente të tjerë të gazetës veçojmë: “Ankesa e PS-së, pavlefshmëri në 284 qendra”; “Rama: Ose të mundim Saliun ose të dorëzohemi”; “Vlorë, ‘pallati në det’ ndërhyn prokuroria”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor në faqen e parë: “Mashtrimi me kombësinë dhe fenë, gjobë 100 mijë lekë, projektligji i plotë”. Të tjerë tituj janë: “PS, kërkesë për pavlefshmëri në 284 qendra votimi, duam rivotim”; “Kongoli: Dialogu në hetuesi”. Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Edi Rama, dy muaj pas “ndeshjes”, anulim loje”. Tituj të tjerë të faqes së parë mund të lexoni: “PS kërkon pavlefshmëri për Tiranën. Juristët: Ligjërisht është e pamundur”; “Gjinushi kundër Ramës: Jo, kërkesës për pavlefshmëri”; “Elbasan, Rama: Fitorja është më e madhe, t’i lëmë ndarjet”; “Rrugoret me plan të ri, zgjatet koha e heqjes së patentës”; si dhe “Eros: Si ta mbani mashkullin nën kontroll të plotë”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë: “Tjetër koncesion i fshehur, kanadezët marrin 6 minierat e arit në Bulqizë”. Titull tjetër i faqes së parë është “Rusia tregton perime holandeze me etiketa shqiptare false”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Zv/ministri, sherr me këshilltarin e Berishës”. Argumente të tjera të faqes së parë janë: “Rama shtyn Asamblenë Kombëtare”; “Rriten divorcet, kumari, gratë përplasen me burrat”; “Kapet baroni i drogës, lidhja e Camorras me mafian meksikane”. Në faqet Summer pages, rrëfimi i aktorit: “Blerim Destani: Vij shpesh në Tiranë, jam në kërkim të gruas shqiptare”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE