English

SHBA: Shqipëria, burim trafiku i lypësve (VIDEO)

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin Vjetor për Trafikimin e Njerëzve për vitin 2011. Në raport përfshihen 180 vende dhe në të vlerësohet puna që bëjnë qeveritë e këtyre vendeve në përpjekej për të luftuar trafikimin e njerëzve.

Raporti për Shqipërinë

Në Kapitullin për Shqipërinë, VOA citon se Shqipëria është një vend-burim për trafikimin e burrave, grave për dhe fëmijëve që detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Në raport thuhet se viktimat e Shqipërisë së trafikimit ndahen në dy grupe, ato që detyrohen të bëjnë punë të detyruar dhe për shfrytëzim seksual brenda Shqipërisë, por edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Evropën Perëndimore.

Rreth gjysma e viktima të raportuara për vitin 2010 ishin gra dhe vajza, viktima seksi në hotele dhe banesa private në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, thuhet në Raport. Ndërsa fëmijët janë shfrytëzuar kryesisht për të kërkuar lëmoshë dhe për forma të tjera të punës së detyruar. Burrat shqiptarë, viktima të trafikut janë detyruar të kryejnë punë të detyruar bujqësore në Greqi, dhe vende të tjera fqinje. Organizatat jo qeveritare vazhdojnë të raportojnë se ritrafikimi i viktimave shqipatre përbën problem.

Në raport thuhet se qeveria shqiptare nuk i plotëson të gjitha standartet minimale për eliminimin e trafikut, megjithatë po bën përpjekje të rëndësishme. Gjatë vitit qeveria shqiptare, thuhet në raport ka marrë disa hapa konkrete për përmirësimin e strategjisë kundër trafikimin njerëzor në tërësi. Korrupsioni thuhet në raport, sidomos në drejtësi, ka vazhduar të pengojë zbatimin në përgjithësi të ligjeve kundër trafikimit dhe përpjekjet për mbrojtjen e viktimave.

Mes rekomandimeve për Shqipërinë, në Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve, thuhet se vendi duhet të vazhdojë të përmirësojë zbatimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit, duke bërë të mundur që të ndiqen penalisht punonjësit e zbatimit që ligjit që bashkëpunojnë në trafikimin e njerëzve, të hetojë dhe nxjerrë para drejtësisë autorët e trafikimit dhe të ndihmojë në funksionimin e strukturave kundër trafikut.

Raporti nënvizon se Shqipëria i ka shtuar përpjekjet për zbatimin e ligjeve kundër trafikut në vitin 2010 dhe ka përmirësuar përpjekjet për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave, por korrupsioni në të gjitha nivelet dhe sektorët vazhdon të pengojë së tepërmi përpjekjet e qeverisë në luftën kundër trafikimit të njerëzve.

143

KOMENTE