Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 30 qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 30 qershor 2011

Tiranë, 29 qershor 2011, NOA- Nesër zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët por vranësirat do të jenë të pranishme ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të jenë zonat malore të Shqipërisë. Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, edhe gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare duke lënë sërish zonat malore me vranësira dhe shira të dobët. Më të theksuara vranësirat dhe shirat do të jenë në pjesën verilindore të Shqipërisë. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen nga i gjithë territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes ndërsa një rritje e lehtë parashikohet ne vlerat e mesditës.

Era do të fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Nesër, Europa verilindore dhe veriperëndimore do të mbeten me kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto vende. Reshje të dendura shiu do të bien në Lindje dhe në Vendet Nordike të cilat do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe rrufe. Gjithashtu vranësira dhe shira do të ketë një pjesë e Europës juglindore, zona e Alpeve dhe Ballkani lindor ku shirat do të shoqërohen me forcim të erës. Europa qendrore do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta ndërsa pjesa tjetër e Europës do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani Lindor rrezikohet për rrebeshe shiu dhe stuhi ere

- Ishujt Britanike rrezikojnë reshje shiu, shkarkesa me rrufe

- Norvegjia rrezikohet për stuhi të forta ere, shira intensiv

a.y/NOA

KOMENTE