Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reagon PD: Rama presion të egër për të grabitur fitoren e kundërshtarit
English

Reagon PD: Rama presion të egër për të grabitur fitoren e kundërshtarit

Tiranë, 29 qershor 2011, NOA- Partia Demokratike nëpërmjet kryesueses së listës së këshilltarëve bashkiake të bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku deklaroi se edhe gjatë ditës së sotme kryesocialisti Edi Rama, shpalosi akuza të pabaza dhe false.

Reagimi i saj erdhi pas deklaratës së sekretarit për çështjet ligjore të Partisë Socialiste Fatmir Xhafa, duke u shprehur në kundërpërgjigje se, “Në një përpjekje të dëshpëruar dhe të papranueshme z.Rama bëri presionin më të egër ndaj institucioneve të pavarura të vendit, për të grabitur fitoren e kundërshtarit dhe për të fiksuar rezultatin e zgjedhjeve vetëm në favorin e tij. Partia Demokratike vazhdon të presë me qetësi e maturi përfundimin e procesit, duke u distancuar nga taktikat shantazhuese dhe britmat e z.Rama”.

Sipas saj, retorika e dalë jashtë kontrollit, akrobacia dhe manipulimi me faktet mund të janë standardet konstante me të cilat sillet Rama, duke theksuar se kjo taktikë nuk funksionon më dhe se qytetarët shqiptarë nuk kanë më nevojë për beteja politike.

Ajo tha se, dita- ditës qytetarët po shohin se dëshpërimi i Ramës po rritet çdo ditë për shkak se kryeqytetasit u shprehën me zërin e tyre.

“Ndoshta, z.Rama do të pëlqente një rezultat të fiksuar paraprakisht në favor të tij, por është e qartë se në një demokraci, janë qytetarët ata që zgjedhin fituesin dhe jo politikanët. Sot, z. Rama tentoi të servir trillimin e radhës për procesin duke u përpjekur ta përbaltë dhe ta nxijë atë, pasi prej tij rezultoi humbës”, deklaroi Tabaku.

Po në këtë linjë ajo theksoi se askush nuk i beson këtyre trillimeve bajate dhe se të gjithë qytetarët e panë me sytë e tyre se këto zgjedhje ishin të lira, të drejta dhe transparente, pasi ishin miliona shqiptarë që morën pjesë në këto zgjedhje.

Sakaq Tabaku i cilësoi veprimet e kreut të selisë rozë si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga pyetjet të cilave ai nuk iu përgjigj kurrë, duke renditur disa të tilla:

“Kur ka filluar të besojë z.Rama se ai duhet të vendosë rezultatin e zgjedhjeve, dhe jo qytetarët? Përse z.Rama sulmon KQZ-në, kur ky institucion u urdhërua nga Kolegji Zgjedhor të numëronte votat, pas kërkesës që vetë z.Rama bëri në gjykatë?

Përse z.Rama i bën presion Kolegjit Zgjedhor, kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga partitë politike të heqin dorë nga shantazhi ndaj institucioneve të pavarura dhe të pranojnë vendimet e tyre, veçanërisht të Kolegjit Zgjedhor? Përse z.Rama nuk pranon rezultatin e zërit të qytetarëve, themelin e vërtetë të Demokracisë”?

a.y/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi18:06 - 29 Qershor 2011
    Bertet hajduti kapni hajdutin ! Sa per te qeshur te vin kur lexon shkrime te tilla , por nga ana tjeter te vin per te qare qe ndodhin keto gjera ne shtetin tend !? Mos flisni ju kurvat meshkuj e femra ne emer te qytetareve se ata i kini harruar krejt . Votat e shqiptareve qe ne kohen e zogut e hoxhes e nanos e sales kurr nuk jan numruar drejt , gjithmon manipulime vjedhje e vrasje . Stop o rop te poshter stop mos u sillni si kurvat pa dinjitet pa deshire per atedhe . Stop se edhe ju si te tjeret nje dite do ti paguani shtrenjt si te tere te pareve tuaj qe nuk u dihet kockat ku i kan .