Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anti-korrupsioni, TIA: Administrata publike dhe gjykatat pika të dobëta integriteti
English

Anti-korrupsioni, TIA: Administrata publike dhe gjykatat pika të dobëta integriteti

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA – Administrata publike dhe gjykatat mbeten pikat e dobëta të integritetit ndaj korrupsionit në Shqipëri.

Transparency International Albania publikoi sot raportin më të fundit me vlerësimet mbi progresin në luftën kundër korrupsionit në tre pushtete; gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ.

Përfaqësuesja e TIA-s deklaroi se pas analizimit të 159 indikatorëve duke përdorur standardet e Bashkimit Europian në matjen e korrupsionit, rezulton se hetimi i korrupsionit në vend është shpeshherë i pamundur.

Këtu TIA foli për administratën publike, duke e cilësuar atë si pikë të dobët të integritetit dhe besueshmërisë.

“Konkurset në administratë shpesh herë janë fiktive”, bën me dije raporti i TIA-s.

TIA apeloi që të bëhen ndryshime në statusin për nëpunësin civil.

Më tej TIA theksoi se edhe gjykatat mbeten pikë e dobët sa i përket korrupsionit.

TIA deklaroi se është i domosdoshëm miratimi i ligjit që do t’i hapë rrugë ngritjes së Gjykatës administrative në vend, shtatë syresh në mbarë vendin.

Përfaqësuesja e TIA-s tha se për raportin mbi progresin në luftën kundër korrupsionit janë analizuar një sërë dokumentesh të BE-së, janë realizuar intervista ekspertë.

mit/NOA

KOMENTE