Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode pret kreun e ri të Bankës Botërore për Ballkanin
English

Bode pret kreun e ri të Bankës Botërore për Ballkanin

Tiranë, 30 qershor 2011 NOA- Ministri i Financave Ridvan Bode priti sot një delegacion të Bankës Botërore të kryesuar nga Drejtori i ri që përfaqëson interesat e vendeve të rajonit në BB, Piero Cipollone dhe Drejtoresha për Rajonin Jane Armitage.

Siç njofton zëdhënsja,ministri Bode theksoi se Shqipëria ka një marrëdhënie shumë të mirë e një bashkëpunim të ngushtë me stafin e Bankës.

Qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të suksesshëm me bankën Botërore. Pas përfundimit me sukses të programit DPL (Kredi për Mbështetjen e Politikave të Zhvillimit) me një portofol prej rreth 20 milionë USD, tashmë është nënshkruar marrëveshja e DPL 2, e cila ka një portofol prej rreth 25 miliona USD dhe që do të fokusohet në realizimin e reformave në sistemin e kujdesit shëndetësor; edukimin; dhe kujdesin social.

Z. Piero Cipollone, ka zëvendësuar në këtë detyrë z. Giovanni Magnoni dhe zgjodhi të parën Shqipërinë për vizitën e prezantimit të tij, pas marrjes së detyrës, përfundon njoftimi për shtyp i ministrisë së financave.

a.q/NOA

KOMENTE