English

Emiljano Shullazi del nga burgu

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA- Emiljano Shullazi, personi i cili u lakua gjatë gjatë zgjedhjeve të 8 majit për prishje të qetësisë dhe fushatës elektorale të socialistëve është liruar sot nga burgu.

I dënuar edhe më parë nga drejtësia Shullazi ka ankimuar në Gjykatën e Apelit masën e dhënë ndaj tij, duke siguruar sot “Arrest shtëpie” për ti shpëtuar kështu ambienteve të paraburgimit.

Ai akuzohej për armëmbajtje pa leje pasi u ndalua gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 majit, ku ndërhyri në një takim të kandidatit socialist të minibashkisë numër 7, Erion Koka duke e prishur atë.

Ndërkaq ai u ndalua së bashku me 11 persona të tjerë në 8 maj, pasi në makinën e blinduar me të cilën udhëtonin janë gjetur armë zjarri, thika dhe lëndë narkotike të llojit hashash.

Edhe më herët Shullazi ka vuajtur dënimin në burg për të tjera vepra penale.

a.y/NOA

KOMENTE