English

Kolegji, ankesa e PS shqyrtohen më 6 korrik

Tiranë, 30 qershor 2011 NOA- Kolegji Zgjedhor cakton 6 korrikun si datën e shqyrtimit të ankesës së fundit të Partisë Socialiste. Astrit Kalaja është përcaktuar si relator i çështjes, e cila do të shqyrtohet nga trupa gjykuese, e përbërë nga Petraq Dhimitri, Dhurata Haveri, Marie Qiriazi, Sashenka Jonuzi.

Partia Socialiste dorëzoi sot ankimimin në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet vendore në Tiranë ku kërkohej pavlefshmëria e procesit zgjedhor për Tiranën. PS në kërkesën e saj këmbëngul se në 284 qendra votimi janë gjetur shkelje të shumta, si mosrakordimi i numrave, mungesa e kodit të pestë, apo zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme.

a.q/NOA

KOMENTE