Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA mbledh Ramën, Nanon e Berishën bashkë: Ndërtoni shoqëri demokratike
English

SHBA mbledh Ramën, Nanon e Berishën bashkë: Ndërtoni shoqëri demokratike

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA- Në një ceremoni të organizuar nga ambasada Amerikane për festën kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë mbledhur së bashku gjithë krerët e politikës shqiptare.

Kryediplomati amerikan në vendin tonë ambasadori i SHBA-ve Alexander Arvizu në fjalën e tij me këtë rast është shprehur se mbështetja për Shqipërinë nga vendi i tij është dhënë gjithmonë.

Më tej ai ka theksuar nevojën e ndërtimit në vend të një shoqërie demokratike.

Ndërkaq 235 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbledhur bashkë Kryeministrin e vendit Sali Berisha, kreun e opozitës Edi Rama, liderin e së majtës Fatos Nano dhe kandidatin fitues të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Krahas tyre në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe një sërë personalitete të shquar të jetës politike, kulturore e sociale të venditndërsa ceremonia po mbahet te Galeria e Arteve.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Mali22:34 - 30 Qershor 2011
    Kur bashkohen politikanet me synimin e mir e per te miren e vendit,edhe populli esht te pakten shpirterisht i bashkuar,kur ata ndigjojne te dalin nga goja e tyre fjal qe edhe ne rrug dy qytetar te thjesht nuk i flasin po shtohet urretja dhe tifozeria e semur,madje tek disa drejtues lokal e injorant po merr permasat e nje lufte klasash,ku keto shenja po verehen edhe ne disa institucione me te larta te shtetit.Kemi shum vite qe ne shqiperi nga goja e politikaneve ndigjojme fjalet qe te duket si revolucion e jo veprime qe i perkasin nje demokracie,prandaj fjala ndertoni shoqeri demokratike,pome tingellon shum e madhe dhe e gjer jo si nje fjali me vete.