English

Hashash në makinë, arrestohet 17- vjeçari

Laç, 1 korrik, NOA – Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për mbajtje dhe tregti të lëndëve narkotike. I riu me inicialet, E S, me banim në qytetin e Laçit të rrethit Kurbin është arrestuar dje rreh orës 14.30, në rrugën e Patokut, në Laç. Ndalimi i tij u bë pas kontrollit që forcat e policisë bënë në makinën me të cilën udhëtonte.

Në “Mercedez Benzin” e 17-jeçarit me targa TR 3057 S, policia sekuestroi 5 gram lëndë bimore e dyshuar si kanabis sativa.

Pas ndalimit, ndaj 17-vjeçarit ka nisur hetimin për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

a.k/NOA

KOMENTE