Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këmbëngulja e Shqipërisë, Kosova përfshihet në deklaratën e Presidentëve të SEECP
English

Këmbëngulja e Shqipërisë, Kosova përfshihet në deklaratën e Presidentëve të SEECP

Budva, 30 Qershor 2011 NOA/ Albana Qehajaj - Kosova perfshihet me insistimin e Shqiperise ne deklaraten e Presidenteve te SEECP ne Budva‏, raporton bashkëpunëtorja e NOA në mbledhjen që po zhvillohet në Budva.

Presidentët dhe drejtuesit e shteteve pjesëmarrës sot ne Samitin e 14 të, ndoqen me vemendje reagimin e forte te Presidentit Topi per perfshirjen edhe te Kosoves ne iniciativa te tilla bashkepunimi.

Meqe kjo eshte nje iniciative qe synon forcimin e lidhjeve e mbeshtetjes mes vendeve, Kosova nuk mund e nuk duhet me te lihet jashte tha Presidenti i Shqiperise. Ky qendrim ishte vecanerisht i rendesishem se

Mali i Zi e mbylli sot Presidencen dhe stafeta i kaloi Serbise. Pra apeli i Topit ishte i qarte per organizimet e ardhshme.

Samite te tilla mbyllen me deklarata te perbashketa ku te gjitha vendet angazhohen zyrtarisht e ne menyre unanime.

Me propozim e insistim te Shqiperise qe perfaqesohej nga Presidenti i Republikes e ministri i Jashtem, ne deklaraten permbyllese te Samitit u shtua nje paragraf impenjues per Kosoven.

Eshte pika 3.8 e deklaratës, shume e rendesishme per te ardhmen e pozicionimit te Kosoves ne rajon.

Kjo pikë përcakton: Ne mirëpresim ngrohtësisht fillimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të ndihmuar nga BE dhe mbështesim fuqimisht vazhdimin e tij duke vlerësuar rezultatet e arritura dhe shprehim besimin tonë të fortë se rezultate të qëndrueshme dhe të pranuara reciprokisht për çështjet e rendit të ditës që është rënë dakord që më parë nga të dy palët, janë të mundshme për të gjetur. Në këtë kuptim, ne së bashku angazhohemi të ofrojmë ndihmën tonë.

SEECP eshte nje iniciative e vendeve te Evropes qendrore e rajonit dhe drejtohet çdo vit nga nje shtet anëtar.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesë në punimet e Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi, shtet ky i cili mban dhe Presidencën e radhës së SEECP-it.

Në këtë Samit të rëndësishëm ishin të pranishëm bashkë me Presidentin Topi dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, Presidenti i Bosnje-Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviç, Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Kryetari i Shtetit vuri në dukje faktin se ky Samit presidencial është edhe një mesazh pozitiv që u përcillet qytetarëve të shteteve pjesëmarrëse në të, pasi konfirmohet miqësia dhe niveli i lartë i bashkëpunimit mes tyre.

a.q/NOA

KOMENTE