Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AI, Spahiu: Ligji për regjistrimin e popullsisë ka nevojë për ndryshime rrënjësore
English

AI, Spahiu: Ligji për regjistrimin e popullsisë ka nevojë për ndryshime rrënjësore

Tiranë, 2 korrik 2011, NOA – Pak ditë pas miratimit me procedurë të përshpejtuar në Kuvend me 71 vota, të ndryshimeve në ligjin e vjetër për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, të propozuara nga ministri i ITIK, Genc Pollo, Aleanca Kuq e Zi e kundërshtoi zbatimin e tij duke theksuar se ligji ka nevojë për ndryshime rrënjësore.

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu në emër të Aleancës Kuq e Zi paralajmëroi se do të ketë gjoba nëse bëhen deklarime të rreme të kombësisë dhe fesë.

Spahiu i bëri thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të shqyrtojnë projektligjin e propozuar për dhënien e shtetësisë nga Aleanca Kuq e Zi, duke i kërkuar Kuvendit ta miratojë atë me shumicë të cilësuar votash në parlament, plot 84 të tilla.

“Mjafton një shumicë e cilësuar në Kuvend që të bëhen ndryshimet në ligjin për shtetësinë shqiptare”, bëri me dije nënkryetari i KLD-së, i vënë në krye të nismës kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Nënkryetari i KLD-së vlerësoi nismën e Aleancës Kuq e Zi nën moton “Një komb, një pasaportë”, duke nënvizuar se Kuvendi duhet t’i kushtojë vëmendje nismës qytetare kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, ligj që shkon ndesh me interesat kombëtare të Shqipërisë.

Spahiu foli në një forum me intelektualë, duke saktësuar se ABC-ja e të drejtave të çdo bashkëkombasi, është pajisja me pasaportë shqiptare e çdo shtetasi me kombësi shqiptare.

“Çdo qytetari me origjinë shqiptare duhet t'i njihet automatikisht e drejta e pasaportës shqiptare, një detyrim që e ka shteti amë, Shqipëria” theksoi nënkryetari i KLD-së.

mit/NOA

KOMENTE