Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident me 3 femra të plagosura në Drenas
English

Aksident me 3 femra të plagosura në Drenas

Prishtinë, 2 Korrik 2011 NOA – Katër persona mbetën të plagosur, mes tyre tre femra, në një aksident rrugor që ka ndodhur gjatë orëve të mesditës në fshatin Korroticë e Epërme në Drenas.

Burime zyrtare policore i kanë thënë agjencisë NOA se bëhet fjalë për një aksident trafiku në mes të një kamioni me targa lokale me ngasës një shqiptar vendas dhe një veture civile me ngasës një tjetër shqiptar banor i zonës.

Si pasojë e aksidentit katër persona, tri femra dhe një burrë, që të gjithë shqiptarë të Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore.

Ata janë dërguar në Qendrën Universitare Spitalore Prishtinë për trajtim mjekësor. Mjekët paraprakisht thanë se nuk ka rrezik jete për katër të plagosurit.

a.b/NOA

KOMENTE