Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet për shkaqet që çuan në vrasjen e Tiranës
English

Policia flet për shkaqet që çuan në vrasjen e Tiranës

Tiranë, 2 korrik 2011 NOA – Strukturat e hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 34 vjeçarit Artan Rifat Këllezi.

Stiljan Kosta Korabi, 35 vjeç, banues në Tiranë, konsiderohet përgjegjës për vrasjen me armë të ftohtë tip kaçavidë të 34 vjeçarit Këllezi, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme kur u qëllua mbrëmë në afërsi të rrugës “Qemal Stafa” në Tiranë.

Në vendngjarje, shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspertë Kriminalistë, bënë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me proçedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore.

Në këtë pikë, u arrit identifikimi dhe kapja autorit të vrasjes, i cili dyshohet të jetë Stiljan Kosta Korabi, 35 vjeç, banues në Tiranë, ku ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit të në flagrancë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Qemal Stafa” në mjediset e një lokali Lloto-bet, pas një grindjeje për shkak se viktima i kishte një borxh të pashlyer autorit.

Korabi, pasi kanë debatuar e ka goditur disa herë me armë të ftohtë kaçavidë, 34 vjeçarin Artan Këllezi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndaj të riut Stiljan Korabi, po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të “Vrasjes me dashje”. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e ftohtë e llojit thikë.

e.t/NOA

KOMENTE