Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Dy grupe për programin fitues, por vëmendja primare mbetet Tirana
English

Rama: Dy grupe për programin fitues, por vëmendja primare mbetet Tirana

Tiranë, 2 korrik 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij kryesocialisti Edi Rama deklaroi se, pushteti i Saliut nuk kërkon integrim, kjo edhe për faktin siç u shpreh kreu i selisë rozë se Shqipëria ka mbetur bishti i kavallit në rajon, kjo për shkak të situatës së vështirë ekonomike dhe politike në të cilën ndodhet vendi.

Sakaq ai nuk ngurroi që tërthorazi tu përgjigjet edhe kritikave të zërave të brendshëm në parti duke thënë se bojkoti i parlamentit e bëri punë ne vetë.

“Ne do angazhojmë dy grupe të Asamblesë Kombëtare të cilat do organizojnë programin e PS, por do të evidentohen edhe probleme të cilat do të paraqiten për zgjedhje. Një kantier i tërë pune që do përgatitet për fitoren e ardhshme, por ndërkohë le të mos e largojmë vëmendjen nga beteja e Tiranës që për sa kohë që qëndron e hapur, ne do e kemi vëmendjen primare”, deklaroi Rama.

Ndër të tjera ai theksoi se përpjekja e dëshpëruar për të përmbysur fituesin dhe dëshpërimi e Saliut duke kërkuar të marrë me përdhunë Tiranën, vazhdon ethshëm çdo ditë.

Më tej kryesocialisti Rama u shpreh i prerë duke thënë se, Partia Socialiste do bëjë gjithçka për të ruajtur fitoren e votës së çmuar që u dha me plot besim nga qytetarët dhe për këtë tha ai do të bëhet gjithë çka duhet.

Rama veçoi fakti se me rrugën e saj Partia Socialiste do provojë që është një parti e madhe evropiane.

a.y/NOA

KOMENTE