Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kolegji vendim gjysmak, rezultati provoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve
English

Rama: Kolegji vendim gjysmak, rezultati provoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve

Tiranë, 2 korrik 2011, NOA- (Update) Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare theksoi se fitorja e socialistëve në 2/3 e vendit provokoi tërbimin e kundërshtarit sidomos kur humbi edhe Tiranën.

“Tirana, jo vetëm kryeqyteti, por i gjithë qarku do i japë shumicën e mandateve Partisë Socialiste për të qeverisur vendi, por 8 maji na ka dhënë besim më tepër dhe mësim drejt rrugës së fitores. Gjatë këtyre ditëve jemi takuar me bazën, me kryetarë partish, bashkish e komunash në rrethe ku kemi bërë dhe do të bëjmë një analizë politike e cila do të vijojë deri më shtator dhe që do mbyllet me kongresin që do të mbahet në nëntor”, u shpreh Rama.

Sipas tij, 8 maji ishte fitorja e rrugës opozitare dhe se fitorja e ardhme do të jetë fitorja e rrugës së opozitës.

Më tej ai tha se, si asnjëherë pas vitit ’97 vendi kërcënohet prej shthurjes totale që kërcënohet nga qeveria e vendit, dhe se modeli i Saliut merr borxh sa mundet në emër të vendit dhe shpenzon pa fund po çon në një humbje të thellë financiare, pasi makina shtetërore shtoi ai ka ngecur për qëllim dritëshkurtra të pushtetit.

“Vendimi i Kolegjit ishte gjysmak por gjithsesi mbajti hapur rrugën e një drejtësie të mundshme. Kolegji i ardhshëm ai i 6 korrikut, do të njohë si prova tabelat e manipulimeve, pas zbatimit të vendimit të Kolegjit nga KQZ, u çorientuan më tepër dhe se tabela e rezultatit të radhës nuk është veçse prova e radhës e pavlefshmërisë të rezultatit të zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Rama vijoi më tej duke thënë se uron të respektohet Kushtetuta dhe të respektohen precedentët e vendosur nga ata vetë në këto zgjedhje, ku vetë ata, shtoi ai kanë vulosur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

a.y/NOA

KOMENTE