Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të zhdukurit gjatë luftës, 500 mijë qytetarë peticion
English

Të zhdukurit gjatë luftës, 500 mijë qytetarë peticion

Ballkan, 2 korrik 2011 NOA- Brenda dy muajsh një gjysmë milionë qytetarë nga vendet e Ballkanit kanë nënshkruar një peticion për formimin e një komisioni rajonal me qëllim zbardhjen e fatit të të zhdukurve që nga koha e luftërave të viteve 90-të në ish-Jugosllavi. Iniciativës i janë bashkuar edhe 1.500 organizata joqeveritare dhe grupe të të drejtave të njeriut në Ballkan. Natasha Kandiç, aktiviste e njohur serbe për të drejtat e njeriut dhe iniciatore e peticionit, është shprehur për agjencinë e lajmeve AFP se "do të regjistrohet emri i çdo personi që është vrarë si pasojë e krimeve apo luftës, gjithashtu edhe rrethanat e vrasjes". Kandiç ka theksuar se "vizioni ynë është që t'u jepet fund praktikave të manipulimit me shifrat në Ballkan, pa cituar asnjëherë emrat e viktimave". Kandiç shpreson që komisioni të fillojë nga puna rreth vitit 2013. Iniciativa është mirëpritur mjaft në Kosovë, ku rreth 100.000 vetë kanë nënshkruar peticionin. Rreth 1800 persona në Kosovë konsiderohen ende të zhdukur.

a.q/NOA/DW

KOMENTE