English

Vdes në spital gruaja që u qëllua me “Kallash” në “Allias”

Tiranë, 2 korrik 2011 NOA – Masakra e mbrëmshme në “Allias” në Tiranë, ka përfunduar me vdekjen e gruas që u plagos më rëndë dhe arrestimin e të dyshuarit të krimit.

Policia e Tiranës i konfirmoi agjencisë NOA se u krye kapja dhe më pas arrestimi i 35 vjeçarit Ylli Kujtim Sherifi, banues në Allias, Tiranë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth mesnatës, në Allias pranë shkollës “Bajram Curri” Tiranë, ku Ylli Sherifi ka qëlluar me armë zjarri automatik, Anife Kadri Elmazi, 49 vjeç, e cila pas plagëve të marra ka vdekur në Spitalin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu Sherifi ka hapur zjarr edhe ndaj Fatmir Hikimet Elmazi, 44 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital, dhe Ervin Skënder Ademi, 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me proçedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur për shkak, të një martese të paaprovuar midis autorit dhe shtetasve Anife dhe Fatmir Elmazi, e Ervin Ademi.

Autori, u kap në flagrancë së bashku me armën e krimit ndërkohë që ndaj u mor masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të vrasjes me dashje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit automatik model.56. policia tha se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

e.t/NOA

KOMENTE