Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erion Braçe: Nuk kam asnjë sherr me Edi Ramën
English

Erion Braçe: Nuk kam asnjë sherr me Edi Ramën

Tiranë, 3 Korrik 2011 NOA – Erion Braçe nuk ka sherr me kryetarin e partisë, madje çdo aludim që është bërë në media për sherr apo përplasje me Edi Ramën, është i pavërtetë. Këtë deklaratë e bën deputeti socialist i Beratit, duke dashur kështu t’i thotë ndal debateve të hapura në media për sherr mes tij dhe Edi Ramës.

Madje z.Braçe në një letër të gjatë për publikun, të cilën zgjodhi ta nxjerrë sonte në rrjetin social Facebook, thotë se “nuk ka patur asnjë "sherr" apo "përplasje" mes tij dhe kryetarit të PS Edi Rama.

Kurse thekson se “ka patur nje shkembim te zakonshem opinionesh qe per hir te se vertetes ndodh çdo javë”.

Më poshtë publikojmë zbardhjen e bashkëbisedimit mes Erion Braçes, Edi Ramës dhe ndërhyrjen në argumentet që shtroi z/Braçe të deputetes Ermelinda Meksi.

Tradita e pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te PS, ashtu sic ajo e pas mbledhjes se Kryesise, ashtu sic ajo e pas mbledhjes se Grupit Parlamentar te PS, ka qene dhe eshte pjesa me e padenje e kesaj partie.

Nje apo dy, mbase edhe me shume pjesëmarrës ne te, kane zakonin e padenje te nxjerrjes kudo te opinioneve qe kembehen ne keto mbledhje. Por te thuhej e verteta do kishte ngushellim. E keqja behet e plote kur deformohet krejt thelbi i diskutimeve, debatit, propozimeve. Pra kur deformohet gjithçka.

Pothuaj çdo mbledhje para se te flas, përsëris: do i lutesha kujtdo ne këtë forum qe opinionet e mia ketu te mos i përcjellë ne media. Unë po flas ne partine time, nese duhet t’i them gje medias e bej vete.

Per fat te keq ai apo ata qe e bejne kete pune nuk heqin dore.

Kete kane bere edhe sot, me mbledhjen e djeshme te Asamblesë Kombëtare.

Siç ju e dini, une mendova qe te mos flisja per ate qe ndodhi dje ne Asamble. Për te ruajtur etiken e atij Forumi por edhe per te respektuar nje shumice te madhe njerëzish aty qe me duartrokiten e mbështeten.

Por sot, duke lexuar gazetat e Tiranës, veçmas Panorama dhe Gazeta Shqiptare, shoh që turtulli brenda PS e ka bere detyrën tradicionale, duke nxjerre "jashtë shtëpisë" por thelbesisht te deformuar debatin e djeshëm.

Unë mendoj se e vërteta e zhbën këtë praktike te padenje te pas mbledhjeve ne PS.

Ndaj unë po e them!

***

Dje, pasi u konsuamuan 6 pikat e rendit te dites se mbledhjes se Asamblese, mbledhja thuajse u mbyll. U kam kujtuar drejtuesve se ka mbetur dhe nje pike e rendit te dites pa u konsumuar: "te ndryshme"!

Koleget anëtarë te Asamblesë qe ishin ngritur ne këmbë per tu larguar jane kthyer dhe jane ulur ne vendet e tyre.

Duke i falënderuar per durimin kam nisur te mbaj diskutimin tim, i cili, pak a shume eshte ky:

"Kjo mbledhje eshte ne vijim te mbledhjes se para dy javëve te Asamblesë. Te paktën kështu na është thënë.

Meqe jemi ne vijim te punes, dua te sjelle ne vëmendjen tuaj se mbledhjen qe shkoi, ashtu sic edhe ne mbledhje te tjera para saj, une kam bere disa propozime per te cilat nuk kam marre deri me sot nje pergjigje.

Propozimet une nuk i shoh asnjëherë si sfide ndaj dikujt apo ndaj ketij forumi. Kush i ka pare ndryshe ka gabuar.

Propozimet une nuk i shoh as si imponim ndaj dikujt apo forumit.

Por gjithashtu mendoj se propozimet meritojnë gjithnjë një përgjigje. Nëse propozimi pranohet, thuhet qe ai është pranuar dhe tregohet procedura e miratimit te tij; nëse propozimi ka nevoje per diskutim te mëtejshëm, thuhet qe ai kalon per diskutim dhe tregohet procedura e diskutimit te mëtejshëm te tij; nese propozimi ka nevoje per t’u përmirësuar, thuhet qe ai do t’i nenshtrohet përmirësimit dhe tregohet procedura e përmirësimit te tij; nese propozimi nuk pranohet thuhet qe ai refuzohet dhe tregohet procedura e rrëzimit te tij.

Gjithnje duhet te kete nje pergjigje por me vendim! Siç para pak u krye me pikat e tjera te rendit te dites.

Per kete shkak por edhe per konseguence mendimi po i risjell edhe njehere shkurtimisht propozimet e mia:

1. Kam propozuar rikthimin e menjehershem te deputeteve te PS ne Kuvend, per:

- t’i dhene nje partner serioz e te besueshem Bashkimit Evropian ne Shqiperi

(Pas ngjarjeve te fundit, cenimit te rende te zgjedhjeve, apelit te ministrave te jashtem te BE, apelit te perseritur edhe mu ne sy te deputeteve te PS e PD te komisionerit Fyle, konstatimit dramatik se Qeveria nuk ka permbushur asnje nga 12 kushtet e Bashkimit Evropian, duket qarte se BE e ka humbur partnerin e saj ne Shqiperi, Sali Berishen. Ashtu sic duket edhe me qarte se Sali Berisha nuk ka me asnje lidhje me Evropen dhe refuzon rekomandimet e saj.

Ne duhet t’i tregojme BE se jemi ne partneri i te ardhmes ne Shqiperi, i besueshem dhe serioz, ne permbushje te angazhimeve te ketij vendi perkunder detyrimeve europiane)

- te ndertuar nje alternative evropiane ne Kuvend, mbeshtetur ne vlerat me te mira tonat dhe qe jep zgjidhje per problemet jetike te cdo familjeje shqiptere sot

- t’u perballur me Sali Berishen dhe efektet e vendimmarrjes se tij edhe ne Kuvend

(Sic ketu eshte thene shpesh, dy jane sezonet ku Sali Berisha ben dem; korriku dhe dhjetori, kur vemendja e shqiptareve dhe nderkombetareve eshte gjetiu.

Javen qe vjen por edhe gjate korrikut ne Kuvend do te kalojne per vendimmarrje:

* ligji per rregjistrimin e popullsise dhe banesave, nje ligj qe ka krijuar nje sensibilitet kombetar, ka provokuar nje kundershti kombetare. Une mendoj se ne nuk duhet te bejme menjane nga kjo kundershti kombetare ndaj ketij ligji.

*ligji per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar, nje ligj qe do shembe nje prej godinave historike te ketij vendi e ketij qyteti. Por nje ligj qe i hap rruge nje shpenzimi kolosal, te padrejte e te pameritur per te ndertuar sarajet e Kryetarit te Kuvendit, me te njejten skeme abuzive si ne rastin e rruges Rreshen-Kalimash. Une mendoj se ne duhet ta kundershtojme me force kete abuzim me parate publike te shqiptareve

*ligji per shitjen e kompanise Insig, nje ligj qe vendos nje shenje te re ne procesin skandaloz te shpronesimit masiv te shqiptareve, tani duke shitur pasuri publike edhe nen cmimin minimal te percaktuar me pare. Une mendoj se ne duhet ta kundershtojme kete ligj per te bere publik nje qendrim te qarte kundr ketij procesi kriminal me pasurite e shqiptareve.

*dy ligje per median elektronike, ai per transmetimet televizive dhe per radiotelevizionin publik e privat, ligje qe shenojne nje hap te ri perpara ne betejen e Sali Berishes per te zaptuar ndonje televizion qe refuzon akoma te vendose politiken e tij editoriale ne sherbim te qeverise se tij. une mendoj se ne duhet te kundershtojme keto ligje per tu bere nje bariere qe synon te mbroje lirine e shprehjes e te informimit ne kete vend.

*ligji per ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2011. Berisha pretendon se ai eshte nje plan kursimi, qe shkurton shpenzimet dhe vendos nen kontroll borxhin. Por nuk eshte keshtu. I tille ishte plani me rekomandimet serioze te FMN, rekomandime qe u refuzuan prej Sali Berishes. Une mendoj se ne duhet te organizojme nje kundershti te madhe ndaj keti plani qe do ta gropose edhe me ekonomine e cdo familje dhe ekonomine kombetare.

- te vendosur nen atak dhe deri diku nen kontroll vendimmarrjen e Sali Berishes, vecmas ne dy drejtime themelore:

* stopimin e borxhit, i cili eshte litari qe Sali Berisha do lere jashte, njesoj si ne vendin fqinj Karamanlis;

* stopimin e procesit te shpronesimit te shqiptareve duke shitur pasurite publike me cdo cmim, pra edhe nen ate minimal

Ju ftoj qe as te mos e keqkuptoni e as te mos e paragjykoni apo ta atashoni me kend tjeter kete propozim. Beteja me Sali Berishen kudo eshte qellimi i ketij propozimi.

Njeheresh dua te sqaroj edhe dy keqkuptime qe artikulohen shpesh. Mund te duken banale por zene vend shpejt.

I pari, eshte e kote te shkojme ne Kuvend se atje nuk te degjon kush"!. Ne Kuvend nuk shkohet per te degjuar Berisha apo Topalli. Ne Kuvend shkohet per t’u perballur me ta. Njeheresh edhe per te komunikuar me njerezit, kundershtite por edhe altenativen. Te pranosh keqkuptimin e pare eshte njesoj si ti thuash sot liderit te opozites italiane, Bersanit, mos shko ne Parlament se nuk te degjon Berluskoni. Dhe ne fakt nuk e degjon. Por Bersani po i ben te gjitha, edhe betejen ne Parlament, edhe betejen ne rruge, edhe referendumet me popullin, edhe zgjerimin e partise, edhe koalicionin e forte, edhe qeverisjen vendore dhe keshtu po e mund Berluskonin.

I dyti, ç’të shkojme ne Kuvend, ne nuk kemi vota"! Nuk ka opozite ne bote qe ben shumice ne Kuvend dhe ky eshte nje keqkuptim banal qe shpesh e artikulojne ata qe nuk dine e nuk mundin te bejne beteje parlamentare.

2. Kam propozuar organizimin dhe udheheqjen e nje demostrate te madhe para e rreth e rrotull Kuvendit diten qe ne te do te diskutohet plani i ri buxhetor i Sali Berishes, plan i cili sic thashe me lart do te rrenoje edhe me ekonomite familjare dhe ekonomine kombetare. Ne duhet te protestojme edhe nje here per interesat e perditshme te shqiptareve qe vidhen e varferohen cdo dite. Kjo eshte dita dhe koha.

3. Kam propozuar nje reforme te Kushtetutes,

perqendruar ne disa ceshtje kyce sic sistemi politik, sistemi zgjedhor, sistemi i drejtesise, ndarja administrative, rregjistrimi i popullsise dhe rregullat e reja te qendrushme te levizjeve te popullsise.

Per kete kam propozuar ngritjen e nje grupi te gjere me njerez te mencur te fushes, kontribute tonat ne vite ne Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte, shoqerine civile e aktivitetin e lire qe do te duhet te ndertojne kete reforme. Natyrisht qe mund te sherbejne edhe per nje mendim te kualifikuar e te dobishem politiko-juridik, shume te nevojshem prane kesaj partise.

Duhet bere tani! Ndryshe do te gjendemi si perhere jashte kohe, te terhequr, kur nje nisme e tille per reforme kushtetuese te na vihet perballe.

4. Kam propozuar nje Komitet te te zgjedhurve vendore te PS,

prane kesaj asambleje dhe te drejtuar prej tyre, me qellim hartimin e nje programi kombetar te qeverisjes vendore qe bart e adapton ne menyre unike vlerat me te mira ne qeverisje te cdo njesie vendore ne vecanti.

5. Kam propozuar nje Pakt kombetar kunder interesave te Familjes Berisha dhe klienteve te saj, vecmas ne vijen Velipoje-Ksamil, ku interesat e kesaj Familje jane mjaft te medha dhe haptazi ne kundershtim me interesat e komunitetve te vendosura atje e ne interes te te cilave ne duhet te qeverisim.

6. Kam propozuar nje dokument "Angazhime parimore, DREJTESI PER KORRUPSIONIN",

ne permbajtje te te cilit jane 6 angazhime konkrete qe perfshijne edhe rregulla te reja te ashpra penale qe ndeshkone me shume nisur nga niveli i larte i zyrtarit politik apo administrativ, shtrijne konfiskimin e pasurise se vene nga zyrtari kudo ku gjendet lidhja e tij biologjike, politike apo klienteliste, zhveshin zyrtarin nga mbrojtja ligjore prej hetimeve mbi te per korrupsion, definojne nje marredhenie te qarte dhe jashte konfliktit te interesit mes politikes dhe biznesit te perfshire ne politike, zhbejne procesin e shpronesimit te shqiptareve nga pasurite publike.

***

Keto jane propozimet qe une kam artikuluar ketu per nje kohe te gjate, qysh prej kongresit te shkuar.

I bej per here te fundit ne kete forum, mbase edhe ne kete parti.

Ato nuk sfidojne kerkend dhe nuk i imponohen kerkujt, aq me pak ketij forumi.

Por ato meritojne nje pergjigje. Une mendoj se keshtu duhet te veproje partia me e madhe demokratike ne vend, me qellim qe secili te nxitet te kontribuoje e te punoje per te.

Duke perfunduar, dua te ftoj edhe njehere cilindo qe te mos keqkuptoje qellimin e ketyre propozimeve. Gjate ketyre diteve kjo ka ndodhur, absolutisht jo prej meje, por une nuk dua t’i kthehem kesaj historie.

Une mendoj se ne kemi dy rruge:

E para; te heqim dore nga çdo mandat, deputeti, kryetari komune, kryetari bashkie, keshilltari bashkie e komune, keshilltari qarku e Kryetari qarku.

Ketu pak me pare u tha se kjo eshte rruge fituese e provuar me 8 maj. Nuk kam asnje deshire te hap debat mbi kete, kam qene pjese e saj, e kam mbeshtetur me c’kam mundur si vendim i shumices ne kete parti.

E dyta; te perdorim te gjitha mandatet qe na ka besuar populli ne 2009-ten dhe me 8 maj, per t’u perballur me Sali Berishen e per te ndertuar nje alternative te qarte e shpetuese per shqiptaret.

Une jam per kete rruge.

Por ky eshte thjesht mendimi im. Vendimi eshte i forumit por duhet marre tani".

Pas kesaj fjale ka folur zonja Meksi, pergjithesisht ne linjen qe vendimmarrja e PS duhet te kete qartesi dhe kthejlltesi, vecmas ne ceshtjen e Kuvendit dhe betejes atje.

i cili sqaroi: Pas zonjes Meksi, ka nderhyre Kryetari i PS:

- ceshtja e bojkotit te Parlamentit nuk egziston, eshte nje debat i kote; ne nuk kemi marre vendim te bojkotojme Kuvendin; ka qene nje vendim i Grupit Parlamentar te PS qe deri sa te mbaroje procesi zgjedhor ne nuk do te shkojme ne Kuvend dhe procesi zgjedhor nuk ka mbaruar; une fola qarte per nevojen e nje kursi te ri ne Kuvend me nisjen e sesionit te ri parlamentar ku ne duhet te materializojme me nisma ligjore angazhimet e marra ne paktin per qytetarin; kjo eshte nje ceshtje e mbyllur, por duhet te kuptoni se beteja per Tiranen eshte nje beteje themelore per te ardhmen e demokracise e te Shqiperise.

- PS nuk ka penguar asnjehere integrimin e vendit; qysh kur BE vendosi 12 kushtet per integrimin, PS hartoi nje dokument per te bashkepunuar ne permbushjen e ketyre kushteve duke filluar nga normalizimi i jetes parlamentare; pra duhet te jete e qarte per cilindo se PS nuk ka penguar asnjehere procesin e integrimit sic thote Berisha por perkundrazi ka kontribuar e do te kontribuoje per integrimin e vendit

- per ceshtjet e tjera dua te them qe ne sot ngritem dy grupe pune, nje per programin e ri te PS dhe nje per reformen e statutit; nuk i ngritem ato formalisht, fjala bie per te hartuar nje program se besoj secili nga ju ulet dhe e shkruan vete nje te tille, por per te diskutuar ceshtje te rendesishme per PS dhe programin e saj fitues; pra per ceshtjet e tjera do diskutohet ne keto grupe pune

- nderkohe, do te doja t’u beja thirje te mos krijoni debate te kota, pa thelb e per ceshtje te paqena qe pastaj mbushin faqet e behen tituj te deformuar ne pasqyrat mediatike te Sali Berishes; mos u peshkoni prej tyre e te terhiqni vemendjen ne gjera te tilla kur gjithe vemendja e shqiptareve eshte ne betejen jetike per demokracine per zgjedhjet ne Tirane; mos u krijoni mundesi ketyre pasqyrave te cojne deri ne fund nje strategji te kordinuar te nje grupi qe kerkon asgjesimin e opozites dhe te Partise Socialiste.

***

Pas ketij reagimi i kerkova drejtuesit te mbledhjes fjalen:

u krijua nje keqkuptim i madh rreth atyre qe une thashe ketu ndaj une kam detyrim personal t’i sqaroj!

" Se pari, une nuk fola e propozova per te marre nje sqarim. Jo! Une kerkova nje pergjigje per propozimet e mia permes nje vendimi. Nje vendim eshte me shume se nje sqarim dhe eshte natyrisht me shume se secili individ ketu, duke perfshire ju dhe mua.

Se dyti, une gjate fjales sime thjesht rendita mendimet e mia pa atakuar kerkend, as si individ e as mendimet e tij te shprehura ketu. Mbi te gjitha une isha shume etik dhe i kujdesshem ne gjithe sa thashe, bera sa munda te mos e etiketoja fjalen tuaj si te "paqarte" sic edhe ishte.

Ne kete kontekst do te doja t’ju thoja qe une nuk jam peshk! Mua nuk me peshkon dot as Sali Berisha dhe as kerkush tjeter. U bene vite qe eshte keshtu.

Mbi te gjitha e quaj te tepert dhe te pa pranueshem aludimin tuaj se une qenkam pjese, jam kordinuar apo jam perdorur nga nje grup qe kerkon asgjesimin e PS! Nuk ka ndodhur e nuk ka per te ndodhur kurre. Une nuk kam kordinuar ndonjehere me PD e Sali Berishen, Kryetar. Te tjere qe jane edhe ketu e kane bere, une asnjehere! Dua te te them se nuk ka ndodhur kurre qe une, ne 20 vite jete ne PS, te kem votuar ndonjehere kunder saj apo kunder vendimmarrjes se saj. Kam votuar cdo vendim sepse une besoj ne vendimin e shumices, ndaj e kam respektuar perhere ate. Ketu kane mbetur ende njerez qe mund t’jua deshmojne kete. Qellimi im ka qene sherbimi ndaj PS dhe beteja ndaj interesave te Sali Berishes dhe per to kam bere gjithcka ne kaq vite.

Se treti, per Kuvendin, me duket se flasim per gjera krejt te ndryshme, une flas per korrikun ndersa ju per shtatorin. Une flas per korrikun ne funksion te ceshtjeve qe kane nje impakt kombetar e mbi te gjitha ne familjet e cdo shqiptari. Nese ju keto ceshtje nuk i quani te rendesishme atehere ky eshte problem i madh i juaji.

Ne te njejtin kontekst dua te sqaroj se une nuk thashe kund se PS ka penguar integrimin, asfare! Une nuk e mendoj kete por mbi te gjitha une nuk peshtyj ne partine time. Te tjere e kane kete ves! Une thashe se ne duhet t’i deshmojme BE se ne jemi partneri qe ata po kerkojne ne Shqiperi!

Edhe nje here kerkoj qe ju te terhiqni aludimet qe bete ketu. Ndryshe me lejoni tu them se pas kesaj secili ka rrugen e tij, shkon ne pune te vet".

Pak pas ketij sqarimi une jam larguar nga mbledhja, e pak pas kesaj mbledhja eshte mbyllur”.

KOMENTE
  • Gogo 09:31 - 04 Korrik 2011
    Zoterinj te PS!Populli (sipas meje dhe mjaft prej te njohurve te mij) kerkon nga ju qe te rrezoni rregjimin e Sali Berishes.Por,kjo kerkon kocke te forte,qe une e kuptoj ''gjerat qe merren persiper te cohen deri ne fund!''Juve deri tani nuk e keni bere kete.Dhe konkretisht: *Kerkuat,edhe ne emrin tone,hapjen e kutive te 28 Qershorit 2009,u dorezuat! *Thate qe do te kete protesta deri sa te rrezohwt ky pushtet i korruptuar,u be nje proteste me 21 Janar,qe perfundoi me vrasje dhe plagosje me arme zjarri,para zyres se Saliut.Protesta,jo vetem qe nuk pati,por tani gjykatat ''tona''po gjykojne jo ata ''qe vodhen lopen'',por ''ata te cileve i u vodhen lopen!''dhe juve,si parti e si opozite ne teresi,nuk po ndiheni.Dhe ata fakire-fukarenj,qe i treguan gjoksin Saliut,po futen ne burgje,duke u bere shembull i keq,per ndonje guximtar tjeter,qe eshte gati t'ju mbeshtese! *Ju mbushen mendjen nderkombetaret qe te merrni pjese ne votimet e 8 Majit dhe ju u besuat atyre dhe jo njohjes tuaj,per njerezit qe organizonin keto zgjedhje,e per rrjedhoje, Lul Basha,kukulla e Saliut,po shpallet Kryebashkiak i Tiranes,kur dihet se kush ka per te qene kryetar real edhe i Bashkise se Tiranes,si i te gjithe pushteteve te tjera ne Shqiperi. Mund te rendis edhe te tjera ''ngecje ne mes te rruges'',sic jkane gjykimet qe priteshin per Ilir Meten,e te tjera,por mjaftojne keto per te ilustruar idene time qe ju nuk keni cuar as edhe nje angazhim publik,deri ne fund. Se fundi,ne prisnim,qe,ne se shpallet fitues Luli,edhe nga Kolegji Zgjedhor,qe ju te bojkotonit nje here e mire parlamentin dhe te gjithe forumet e ketij shteti te kalbur dhe anti popullor dhe jo,sidomos Erion Brace,qe njihet si me aktivi ne PS (NUK DUA TE THEM ME ''LUFTARAKU''SE KEQINTERPRETOHET),te shkoni e te futeni ne parlament, nga frika se mos ju shajne nderkombetaret dhe,me kryesorja, mendoj une,se mos Jozefina ju pret rrogen dhe nuk keni para per te ngrene buke!''Sakrifikoni''edhe juve pak,si populli qe,edhe pse e merr buken me lista, ju ndjek mbrapa dhe qe vritet per ju. Duke shprehur mendimin tim,mendoj qe ju duhet te vendosni solemnisht qe te bojkotoni te gjitha institucionet e ketij shteti,me synimin per te bere zgjedhje te parakoheshme,edhe sikur Koilegji Zgjedhor te vendos qe te ribehen votimet per Tiranen.Perndryshe,do te humbisni mbeshtetjen e madhe mbarepopullore,qe gezoni ende! Mbeshtetni vijen e ashtuquajtur ''te ashper'',pa patur aspak frike se nuk do t'ju pelqejne nderkombetaret,por populli juaj,perfshi edhe ata qe sot vene pas Saliut,do t'ju jete mirenjohes dhe do t'ju jape vendin e merituar ne histori!Perndryshe,perseri do te merrni vendin e merituar ne histori,por ne shtyllen e turpit,bashke me Saliun,Ilirin, Fatosin,Kacin,Andisin dhe mjaft kaptera te tjere si Cami Idrizi,apo si servili Manjani.