English

Unioni Afrikan kërkon të mos respektohet urdhërarresti për Gaddafin

Afrikë, 3 korrik, NOA- Unioni Afrikan i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të mos respektojë urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare për pushtetmbajtësin libian, Muammar al-Gaddafi.

Gjykata e Hagës është "diskriminuese" dhe ndjek vetëm krimet e kryer në Afrikë, duke injoruar krimet e kryera nga vendet perëndimore në Irak, Afganistan apo Pakistan, tha kryetari i Unionit Afrikan, Jean Ping. Një zëdhënës i qeverisë libiane përshëndeti vendimin.

Ndërkohë që dy ditë më parë lideri i Libisë kërcënoi Europën. Ai u shpreh se do ta sulmonte me bomba atë. Kësaj deklarate Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u përgjigj në një konferencë shtypi në Spanjë, ku ndodhej në kuadër të turneut të fundit evropian: “Në vend që të bëjë kërcënime, Gadafi duhet të vërë mirëqenien dhe interesat e popullit të tij para të vetave dhe të largohet nga pushteti që të mundësojë një tranzicion demokratik që përmbush aspiratat e popullit libian”. Kërcënimet e Gadafit kundër Evropës u transmetuan dje para një turme pro-qeveritare në sheshin qendror të Tripolit.

Unionit Afrikan, Jean Ping.

a.k/NOA/DV

KOMENTE