English

Minatorët në protestë për kushtet e punës

Bulqizë, 4 korrik, NOA - Rreth 700 minatorë do të zhvillojnë një protestë për plotësimin e kërkesave të tyre, që janë rritja e pagave dhe kushte më të mira në punë. Të mbledhur në qytetin e Bulqizë, minatorët kanë vendosur të nisin sot protestat. Kërkesa themelore të tyre lidhen edhe me uljen e moshës së pensionit.

Në protestën e sotme marrin pjesë dhe minatorë nga qytete të tjera, si Elbasani dhe Burreli. Pak ditë më parë, drejtuesit e minatorëve njoftonin qeverinë për të marrë masat e duhura në lidhje me kërkesat e tyre të bëra publike prej kohësh.

Ndërkohë që, minatorët që punojnë në sektorë të veçantë të minierave në Bulqizë kanë ndërprerë edhe më parë punën, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

a.k/NOA

KOMENTE