English

Pasqyra e Shtypit, 4 korrik 2011

Tiranë, 4 korrik 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 4 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në faqen e parë atë me titull; “Zbardhet buxheti, 3 milionë dollarë më pak për pronat”, i cili flet për ndryshimet e reja në buxhet. Disa tituj të tjerë janë; “Kasaruho: Akti publik i Kongolit, më i guximshëm sesa ndjesa për familjen e Hysenilit”, “Vajzat zbulojnë vrasësin te Blloku”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Presidenti truk i “Albania Airlines” është pajisur me pasaportë shqiptare”, i cili flet për Ali Evsen, i cili është arrestuar këto ditë në Spanjë. Një tjetër artikull është dhe ai me titull; “Dështojnë tre komisionet hetimore të Kuvendit”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Rusia notë proteste Tiranës: Azgan Haklaj foli për Shqipërinë e Madhe” i cili flet për reagimin e diplomacisë ruse për një deklaratë të bërë nga anëtari i Këshillit të PD. Disa tituj të tjerë janë; “Arian Çani, baba për herë të dytë, marrëdhënia me gruan”, “Shtëpia e Kadaresë, Ceka: Nuk është politike”. E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor; “Meta: Heq dorë nga “procedura”, i cili flet për vendimin e kreut të LSI-së në lidhje me procesin ndaj videos së publikuar nga ish-ministri Prifti. disa tituj të tjerë janë; “Topalli ndëshkon socialistë për pagat”, “

Shtohen me 10 për qind rastet e infektimit në plazhe dhe pishina”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “ Islami: Rama humbi tre beteja të PS, nuk fiton as në 2013”, i cili pasqyron deklaratat e deputetit socialist për zhvillimet në PS. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Harasani: Bojkoti i PS, humbi 20 mijë vota në Tiranë”, “Matura formulat e sakta, si të llogarisni pikët dhe fituesit e fundit, për çdo degë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE