Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Gratë harxhojnë më shumë kohë pune të papaguar se burrat
English

Studimi: Gratë harxhojnë më shumë kohë pune të papaguar se burrat

Tiranë, 4 korrik 2011, NOA – Gratë shqiptare harxhojnë më shumë kohë pune të papaguar sesa burrat. Kjo është një nga gjetjet e studimit të publikuar mbi mënyrën e shpenzimit të kohës në Shqipëri, i kryer në harkun kohor të një viti, nga marsi 2010-mars 2011.

“Puna e ndërmarrë nga gratë është e dominuar fuqishëm nga puna e papaguar, ndërsa puna e ndërmarrë nga burrat nga puna e paguar”, thuhet në studimin në fjalë.

Sipas raportit gratë harxhojnë më shumë kohë pune të papaguar që ngërthen kujdesin familjar e atë ndaj fëmijëve, ndërkohë që meshkujt shkojnë të flenë apo pushojnë.

Të dhënat u bënë publike nga zëvendësministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra.

Disa nga gjetjet e raportit mbarëkombëtar i zbatuar nga INSTAT në bashkëpunim me dikasterin e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, tregojnë se:

-Burrat shpenzojnë më shumë kohë se sa gratë në punë të paguar.

-Puna e ndërmarrë nga gratë është e dominuar fuqishëm nga puna e papaguar, ndërsa puna e ndërmarrë nga burrat është e dominuar fuqishëm nga puna e paguar.

-Studimi tregon se, në fashon orare 8:00-10:00 të paradites rreth 60 përqind e burrave bëjnë punë të paguar, ndërsa 70 përqind e grave bëjnë punë të papaguar.

-Pas orës 11:00 të mbrëmjes, rreth 40 përqind e burrave shkojnë të flenë, ndërsa më shumë se 60 përqind e grave janë ende duke bërë punë të papaguar si punë shtëpie, ose aktivitete të tjera.

Zëvendësministrja Kodra deklaroi se studimi jep një panoramë të qartë të hendekut gjinor në vendin tonë.

“Rezultatet e Studimit të Përdorimit të Kohës janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi këto përbëjnë një burim të paçmuar informacioni për hartimin e politikave social-ekonomike dhe mirëorientimin e tyre drejt grupeve më në nevojë”, theksoi zonja Kodra.

Kodra tha se qeveria me politikat e saj synon pikërisht zvogëlimin e këtij hendeku në fushën e barazisë gjinore.

Studimi i Përdorimit të Kohës u zbatua nga Instituti Kombëtar i Statistikës (INSTAT) në kuadrin e Programit të Përbashkët të OKB-së për Barazi Gjinore, nën drejtimin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Procesi i mbledhjes së të dhënave në terren zgjati për një periudhë 12 mujore, duke filluar nga muaji mars 2010 deri në javën e parë të marsit të vitit 2011.

Nga 2 250 familjet e zgjedhura për të marrë pjesë në studim, 91.5 % e tyre iu përgjigjën pyetësorëve të studimit.

Instrument kryesor për mbledhjen e informacionit për përdorimin e kohës ishte ditari.

Dy ditarë u plotësuan nga të gjithë individët 10 vjeç e lart në familje, një ditar për një ditë jave të zakonshme (një nga ditët nga e hëna deri të premten) dhe ditari i dytë për një nga ditët e fundjavës (të shtunë ose të dielë).

Studimi i Përdorimit të Kohës në Shqipëri është mbështetur nga organizmat ndërkombëtare, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Sëedish International Development Cooperation Agency (SIDA).

mit/NOA

KOMENTE