Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohet grabitësi i lokaleve në Tiranë, vihet mbrapa hekurave
English

Identifikohet grabitësi i lokaleve në Tiranë, vihet mbrapa hekurave

Tiranë, 5 korrik 2011, NOA- Policia e kryeqytetit raporton se është identifikuar autori i dyshuar për vjedhjen e dy lokaleve njëri në muajin maj dhe tjetri në mes të muajit qershor në kryeqytet.

Sipas policisë autori i këtyre vjedhjeve është Ardian Lekaj i moshës 39 vjeçare banues në Tiranë, i cili pas hetimeve të vazhdueshme është vënë nën prangat e policisë, pasi në bazë të materialeve të grumbulluar rezulton si autori i të dyja këtyre vjedhjeve.

Mësohet se Lekaj ishte shpallur në kërkim nga komisariati numër 2 në kryeqytet për konsumim të veprës penale të vjedhjes të një lokali më 26 Maj 2011 si dhe dokumentimin ligjor të një tjetër vjedhje e ndodhur më datë 13 qershor 2011, e ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Pas arrestimit të 39 vjeçarit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale të vjedhjes.

a.y/NOA

KOMENTE