English

Nishani: Shkodra model për bashkëpunimin vendor

Shkodër, 5 korrik 2011 NOA- Konstituohet këshilli bashkiak i qytetit të Shkodrës. Afro 2 muaj pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit, anëtarët dhe kryetari i bashkisë Lorenc Luka, i zgjedhur për herë të dytë kanë marrë mandatet e tyre.

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i pranishëm në ceremoni deklaroi se zgjedhjet vendore patën një një pjesëmarrje masive të qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që ishte një nga proceset më transparente të zhvilluara ndonjëherë në zgjedhjet në Shqipëri.

Duke e cilësuar Shkodrën promotore të zhvillimit të koncepteve dhe mentaliteteve demokratike dhe model zhvillimi të një qyteti, ministri Nishani përcolli mesazhin e qeverisë shqiptare se partneriteti midis pushtetit qendror dhe pushtetit lokal është një vlerë e demokracisë, por është edhe një garanci për zhvillimin e qytetit dhe për shërbimet ndaj qytetarëve.

“Sot në këtë sallë pati mesazhe të debatit politik, por edhe të konsensusit politik, që tregon maturinë, pjekurinë e shoqërisë shqiptare, sepse gjithsecili prej jush përfaqëson jo vetëm ata që e kanë zgjedhur, por përfaqëson edhe mentalitetin në tërësi të shoqërisë shqiptare tashmë me maturi demokratike të konsoliduar, për të cilën duhet të ndihemi krenarë,-deklaroi ministri Nishani.

a.q/NOA

KOMENTE