Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 6 korrik 2011
English

Pasqyra e shtypit, 6 korrik 2011

Tiranë, 6 korrik 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 6 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Ligji, makinat e reja nuk do paguajnë doganë”. Argumente kryesorë të faqes së parë veçojmë: “Intervista, flet Anastas Angjeli: Do punojmë për një program që të rikthejë PS në pushtet”; “Në Devoll përdhunohet 12-vjeçari, policia arreston dy adoleshentë”; “Vendimi i gjykatës: Vdekja e Emmit, zbulohen dëshmitë”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Sot Kolegji, Rama: Gati për rivotim”. Në faqen e parë tituj të tjerë janë: “Topi: Wollfarth: Të pritet vendimi i Kolegjit”; “Makinat, formula e taksës së re pas heqjes së doganës”; “Pollo sulmon kritikët e regjistrimit etnik, “Sharlatanë”; “Skandali, Italia e dënon me 20 vjet burg, gjykata shqiptare ia bën me 6.8”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Rama, ‘urdhër’ Kolegjit: Votoni kundër Bashës”. Më tej në faqen e parë veçojmë titujt: “Tabaku, PD: Presionet e Ramës të papranueshme”; “Zgjedhjet, kreu i OSBE: Prisni qetësisht vendimin”; “Dossier, lidhja e Jugosllavisë me Titon”. Ndërsa në faqet Summer time lexoni titujt: “Joshja e një femre, arti i komunikimit sentimental”; “Nora Istrefi bën në trup tatuazhin e Rihanës”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Hiqen dy taksa për makinat, por taksohen me 5 lekë/litër karburantet”. Argumente kryesorë të gazetës janë: “Drafti ‘Bode’ shkurtime në administratë”; “Dritan Prifti: Opozita të kërkojë referendum”; “Kolegji: Sot vendimi për Tiranën”; “Harta e alkoolit në Shqipëri”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Kriza, Greqia rishikon pensionet e shqiptarëve”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Shoqet e Emmit: Lidhja me Azis Kelmendin. Elsina Hidërshah ishte xheloze”; ndërsa në faqet Summer pages “Robert Aliaj: Kur unë bëja këngë për dashurinë, Llakaj bënte bejte për Enverin”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE