Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria vijon kompensimin për kasat fiskale, përfitojnë 5 bashki e 10 komuna
English

Qeveria vijon kompensimin për kasat fiskale, përfitojnë 5 bashki e 10 komuna

Tiranë, 6 korrik 2011, NOA- Në mbledhjen e sotme të qeverisë ashtu siç është bërë traditë është marrë vendim për kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale të taksimetrave, për 5 bashki e 10 komuna.

Në total fondi për këtë kompensim kap shifrën 100 896 885 lekëve.

Më poshtë vendimi i marrë gjatë mbledhjes së qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, konkretisht, 5 (pesë) bashki dhe 10 (dhjetë) komuna, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Fondi, në vlerën 100 896 885 (njëqind milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë, të përballohet nga Fondi i Kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

a.y/NOA

KOMENTE