Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tatuazhet, rriten ndjeshëm reaksionet e rënda në lëkurë
English

Tatuazhet, rriten ndjeshëm reaksionet e rënda në lëkurë

Romë, 6 korrik 2011 NOA- Vizatime tribalësh, motive lulesh, kafshë apo shkrime. Të gjitha këto mund të provokojnë sëmundje të lëkurës, ekzema apo infeksione në trup për shkak të metaleve të përdorura gjatë bërjes së tatuazheve.

Studiues në Institutin e Shëndetësisë në Itali kanë arritur në përfundimin se, brenda 5 viteve të fundit është shumëfishuar numri i alergjiv ndaj tatuazheve, si të atyre të përhershëm, ashtu edhe për ata që zgjasin sa muajt e verës.

“ Të gjithë bërësit e tatuve përdorin mjete që kanë përqindje të lartë të kromit dhe nikelit, ndërsa përqindja e kobaltit është më e ulët. Këta elementë, që prodhojnë ngjyrat e kuqe, blu dhe jeshile shkaktojnë reaksione të rrezikshme në lëkurë”, citojnë studiuesit në raportin e tyre.

Si rrjedhojë shumica e të rinjve, përfundojnë drejt kurimit me krema që kanë përbërje të lartë erotizoni apo edhe terapi për fshirjen e plotë të tatuazheve.

a.q/NOA

KOMENTE