Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tmerr në Lezhë, rrëmbehet e tërë familja nën kërcënimin e armëve
English

Tmerr në Lezhë, rrëmbehet e tërë familja nën kërcënimin e armëve

Lezhë, 6 korrik 2011 NOA – Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur kësaj here në Lezhë dhe ka për protagonistë një familje vendase dhe tre djem që kryen aktin e shëmtuar.

Gjithçka ka nisur dje rreth orës 19.30, kur tre djem, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë shkuar dhe kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit L.P., në fshatin Shëngjergj të Komunës Kaçinar.

Duke përdorur armën e gjuetisë, kanë kanosur pjesëtaret e familjes L.P dhe më pas po nën kërcënimin e armës, i kanë futur të gjithë pjesëtarët e familjes në automjetin e tyre e janë nisur për në drejtim të Lezhës.

Nga informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Lezhë në bashkëpunim me ato të Komisariatit Mirditë bënë të mundur përcaktimin e vendndodhjes së autorëve, si dhe të itinerarit të lëvizjes së tyre, çka ka çuar në kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve, në fshatin Kalur të rrethit Lezhë.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë konfirmoi për agjencinë NOA se sot në orën 05.00 të mëngjesit u bë arrestimi në flagrancë i Ndoc Gjoka, 29 vjeç, me banim në Ishull – Lezhë, Komuna Shëngjin të rrethit Lezhë, Vladimir Gjoka, 23 vjeç, me banim në Ishull – Lezhë, Komuna Shëngjin të rrethit Lezhë dhe Petrit Brunga, 24 vjeç, me banim në fshatin Krajen, komuna Blinisht të rrethit Lezhë.

Familja e marrë peng është çliruar dhe janë rikthyer në banesën e tyre pas një gjendjeje shoku disaorëshe që përjetuan.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan një automjet tip “Tojota” me ngjyrë gri me targa LE-65-89-A në pronësi të të arrestuarit, Ndoc Gjoka si dhe një armë gjuetie e prodhimit rus.

Materialet në ngarkim të shtetasve të arrestuar, po i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprave penale të “Kanosjes”, “Heqjes se paligjshme të lirisë” “Dhunimit te banesës”, “Mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, e kryer në bashkëpunim.

a.b/NOA

KOMENTE
  • Gomarja Ukaj13:30 - 13 Korrik 2011
    ju falenderoj shume .juve qe punoni ne pushtet ,si domos ne rrethin e lezhes,mundohuni pe te luftuar korrupsionin edhe mafjen ne sheqiperi.se na doli boja.si popull.