Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demokraci me short
English

Demokraci me short

Nga Mero Baze

Partia Socialiste ka bërë dje një veprim taktik për t’i hequr shansin shumicës të mbyllte procesin e grabitjes së mandatit të Tiranës, me të njëjtën qetësi siç e mbylli KQZ. Tërheqja e padisë, e bërë pas kërkesës së PD për bashkimin e dy çështjeve, të pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe të ankesës tjetër për detyrimin që KQZ të shprehet për mospërputhje të rezultatit, shihet qartë se u nxit nga mosbesimi tek trupa e djeshme e Kolegjit Zgjedhor. Në versionin më të butë, opozita u tremb nga siguria se PD ka dashtë me vra me një gur dy zogj, dhe në variantin më ekstrem ajo kishte sinjale të qarta se Kolegji nuk do ta gjykonte fare çështjen, por do të linte në fuqi arsyetimin e Ristanit se kërkesa është jashtë afateve. Sido që ta marrësh atë veprim, ai është një lajm i hidhur për standardin e demokracisë në Shqipëri. Në shekullin e 21, në një vend që me fjalë pretendon të shkojë drejt familjes evropiane, partia më e madhe në vend, e cila është më e votuara nga shqiptarët, detyrohet të sillet në sallën e gjyqit si avokatët e një të dënuari që tentojnë të shpëtojnë jo nga drejtësia, por nga fati dhe procedurat. Dhe kur këtë humbje besimi e rrezaton para gjithë shqiptarëve partia më e madhe në vend, nuk ka nevojë të komentojmë për besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe tek autoriteti i drejtësisë shqiptare.

Pas diskretitimit publik të procesit zgjedhor nga KQZ, pas injorimit të fakteve kokëforta si votat tepër në kutitë e hapura, votat që kishin emigruar në qendra të ndryshme dhe mosrakordimi final i shifrave, ju dha një goditje e rëndë besimit të shqiptarëve tek zgjedhjet e lira. Ata panë me sytë e tyre se si keqadministrohet vullneti i tyre i shprehur në zgjedhje dhe kjo do të lërë pasoja afatgjata në shoqërinë tonë. Do të kemi një rritje të abstenimit, humbje besimi tek fshehtësia e votës dhe numërimi korrekt i saj dhe humbje besimi tek institucioni i zgjedhjeve.

Por kjo që po ndodh me Kolegjin Zgjedhor në Tiranë, mes Partisë Socialiste dhe “trupave gjykuese”, është një bjerrje e madhe e autoritetit të drejtësisë shqiptare. Unë i mirëkuptoj manovrat taktike të avokatëve të opozitës dhe ndihem keq që ata detyrohen të sillen sikur po mbrojnë para drejtësisë një çështje për të cilën nga akuzues duken të akuzuar. Ata po taktizojnë, po përpiqen të gjejnë gjyqtarë më dinjitozë, po përpiqen të shmangin taktikat bllokuese të pushtetit, duke ekspozuar natyrshëm drejtësinë si palë me pushtetin. Ata po sillen praktikisht si të kishin përballë jo një trupë gjykuese që duhet të jetë e pavarur, por një KQZ tjetër si ajo e Ristanit, e cila mezi pret ta mbyll këtë çështje pa e gjykuar, siç ka mbyllur të gjitha çështjet Lulëzim Basha.

Ky zhvillim i dytë, i bashkuar me procesin diskretitues të zgjedhjeve që falë transparencës me të cilën u bë në KQZ u pa nga gjithë shqiptarët, tashmë i vë vulën standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Nëse pas 14 majit Berisha futi duart dhe prodhoi një mandat të vjedhur për Lulëzim Bashën, tashmë ka 40 ditë që po deformon gjithë shtetin shqiptar, që të legjitimojë atë që ka bërë. Ai ka detyruar dje partinë më të madhe të opozitës të heq dorë nga politika dhe të merret me taktika ligjore për të vazhduar të mbajë gjallë shpresën e mekur të drejtësisë për zgjedhje në këtë vend.

Shumë njerëz pyesin se çfarë presin socialistët nga trupi gjykues sot?

Unë të them të drejtën nuk pres asgjë. Edhe sikur ata të japin një vendim të drejtë dhe të detyrojnë KQZ e Ristanit të shprehet për mospërputhje të shifrave, atëherë çështja do rikthehet prapë tek pavlefshmëria dhe ne do rrimë të gjithë gjakngrirë se mos i bie prapë Tomës, Sashenkës, apo zotit Kalaja, nëse nuk do të japë një vendim të drejtë sërish do të akuzojmë Lulëzim Bashën se ashtu siç i mbylli gjyqet për vjedhje dhe vrasje me procedurë, ashtu do të mbyllë dhe vjedhjen e tij të fundit me procedurë. Lajmi i keq nuk është më që Kolegji Zgjedhor mund të legjitimojë grabitjen e mandatit të Tiranës. Lajm i zi është që ai po poshtëron partinë më të madhe në vend, duke e detyruar të mos mendoj më politikisht, por të shpresojë tek shorti, tek rastësia dhe taktika për të fituar atë që i kanë grabitur. Ky është rrënimi i dytë i madh që zgjedhjet e 8 Majit i sollën Shqipërisë.

�?g?o?r?�?k?�Pk? dhe humbje besimi tek institucioni i zgjedhjeve.

* Pikëpamjet dhe faktet e pretenduara në shkrim, janë qëndrim dhe përgjegjësi ekskluzive e autorit.

KOMENTE