Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkimi Intentiv 3, në pranga 7 të kërkuar nga policia
English

Kërkimi Intentiv 3, në pranga 7 të kërkuar nga policia

Tiranë, 7 korrik 2011 NOA- 7 persona në kërkim kanë përfunduar në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Sipas deklaratës zyrtare të policisë së Tiranës, të mërkurën në mbrëmje u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Rudi Vladi, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, pasi gjykata e ka dënuar me 3 vjet burgim për konsumim të veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Po ashtu, dje në mesditë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Fitim Dumani, 22 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, i dënuar për dezertim.

Në pranga ka përfunduar edhe Erion Pere, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi prokuroria ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Tiranë, e cila e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Dje, u bë ndalimi i shtetases në kerkim Rovena Fejza, 20 vjeç, lindur dhe banuese në Kavajë, pasi gjykata e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale të “Prostitucionit”.

Po dje, u bë ndalimi i shtetases në kerkim Beslinda Halil Lile, 21 vjec, lindur dhe banuese në fshatin Babic, Vlorë, pasi gjykata e ka dënuar me 1 muaj e 3 ditë burg.

a.q/NOA

KOMENTE