Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 8 korrik 2011
English

Parashikimi i motit për 8 korrik 2011

Tiranë, 7 korrik 2011, NOA- Dita e nesërme do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë territorin shqiptar dhe temperaturat do të rriten ndjeshëm, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga Afrika veriore.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa kthjellime, vranësira dhe shira të izoluar do të ketë në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Në kushte të stabilitetit të atmosferës do të mbetemi në mbrëmje por edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit edhe ne të mesditës. Termometri në Gjirokastër do të ngjitet deri në 35 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, në kushtet e motit të paqëndrueshëm do të mbeten Europa verilindore, Europa veriperëndimore si edhe një pjesë e Europës Qendrore pasi vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës në këto rajone. Shira më të konsiderueshëm do të përjetojë Norvegjia dhe Ishujt Britanik të cilat do të shoqërohen dhe me stuhi ere. Në këto rajone do të ketë rënie të temperaturave. Ndërsa në pjesën më të madhe të kontinetit Europian do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta. Në këto kushte do të ndodhet Europa juglindore, Rajoni i Mesdheut, Gadishulli i Ballkanit dhe Europa lindore. Në Europen lindore dhe në Ballkan temperaturat do të rriten ndjeshëm si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike rrezikohen nga shira dhe stuhi ere

- Skandinavi rrezikohet nga rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh

- Rusia alarmon reshje shiu dhe shkarkesa rrufeje

a.y/NOA

KOMENTE